Zhvillimi i Nevojave të Tregtisë së lirë dhe Mësime të Tjera nga Historia

Tregtia e lirë globale nuk është menyra natyrore e gjërave, ndaj do perkujdesje dhe të mirembahet. Sophus Reinert dhe Dante Roscini diskutojnë për tregtinë përgjatë kohërave dhe atë që na mëson historia.

Pyetje: Cilat modele dalin nga historia që mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se ku jemi sot?

Sophus Reinert: Për shumë njerëz, globalizimi është teleologjik, diçka që domosdoshmërisht bëhet më e fortë në kohë dhe çon në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur ekonomikisht, por historia na thotë se kjo nuk është e vërtetë. Ka raste kur globalizimi merr një hap prapa. Nga viti 1850 deri më 1914 kishte një revolucion teknologjik: Me telegrafin, papritmas mund të komunikohej nga Zelanda e Re në Londër për disa sekonda, dhe ftohja (frigoriferimi) mundësoi të kishte gjalpë të Zelandës se Re në Londër. Një shpërthim i tregtisë dhe rrjedhës së kapitalit krijoi një botë që dukej në shumë mënyra si e jona.

Megjithatë, edhe në fillim të shekullit të 20-të, mbetën tensionet e rritjes së pabarazisë dhe konkurrencës së pagave në një kontekst të rivalitetit ndërkombëtar të pamëshirshëm. Në fund një e shtënë në Sarajevë vrau Kryepeshkopin Ferdinand dhe filloi Luftën e Parë Botërore dhe të gjitha u shembën. Si përqindje të PBB-së, ne nuk u kthyem në ato nivele të mëparshme të flukseve të kapitalit global deri në vitet 1990. Tregtia e lirë globale nuk është rendi natyror i gjërave. Globalizimi është një projekt, dhe projektet duhet të mbahen.

Dante Roscini: Tregtia ka pasur peripecitë në histori, si me merkantilizmin – ideja se një shtet do të ishte më mirë duke e bërë shtetin fqinj më të varfër – e cila mbizotëronte në Evropë për shekuj me radhë dhe çoi në shumë luftëra. Globalizimi u rrit në fillim të viteve 1900 deri në Depresionin e Madh, kur pamë vende të mbyllen per veten e tyre. Akti tarifor i mbrojtjes Smoot-Hawley i vitit 1930 shpuri në hakmarrje në të gjithë botën dhe tregtia kaloi në një spirale rënëse që përkeqësoi krizën.

“Një gjë që ne rimësojmë, është se fitimet nga tregtia nuk do të thonë se domosdoshmërisht të gjithë fitojnë”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota kërkonte një zgjidhje për mungesën e institucioneve multilaterale për të qeverisur tregtinë duke krijuar Marrëveshjen e Përgjithshme të Taksave dhe Tregtisë – e cila më vonë u bë OBT.

Reinert: Një gjë që ne vazhdojmë të rimësojmë është se fitimet nga tregtia nuk do të thotë që të gjithë fitojnë. Është e qartë se tregtia globale gjatë dekadave të fundit ka gjeneruar më shumë pasuri sesa çdo periudhë e mëparshme në historinë njerëzore. Por nëse shikoni, në përqindje, se sa nga ajo ka shkuar në klasën e mesme të re në Azi, Indi dhe Kinë – dhe jo në klasën e mesme të punës në botën e zhvilluar – këtu e sheh revoltën. Duke pasur parasysh rëndësinë e stabilitetit të projektit të globalizimit, mund të na duhet të shqyrtojmë sërish pasojat politike të shpërndarjes.

Roscini: Nuk ka dyshim se ka një fitim të përgjithshëm. Por pyetja është, kush fiton? Kush humbet? Interesat e përqendruara që ndikohen negativisht nga tregtia e lirë në disa industri apo rajone, çojnë në kërkesa për mbrojtje nëpërmjet barrierave tregtare. Politikanët i shohin këto kërkesa dhe më pas ne jemi dëshmimtarë të tregëtisë periodike. Lufta e Catfish-it është një shembull i famshëm që hedh poshtë Misisipi Delta, ku shumë njerëz të varfër jetojnë jashtë industrisë së Catfish-it, kundër Mekong Delta, ku ke të njëjtën gjë. Prodhuesit amerikanë mendonin se po kërcënoheshin nga peshq të lirë nga Vietnami dhe politikanët vendës dolën deri në Washington, gjë që imponoi një sërë barrierash tregtare. Shpenzimet mbulohen nga interesa të shpërndara, duke përfshirë edhe konsumatorin, i cili përfundon duke paguar çmime më të larta.

Zakonisht si janë zgjidhur konfliktet tregtare dhe pse është kaq e vështirë për të arritur atje?

Reinert: Një pjesë e madhe e punës sime është në periudhat e mëhershme, kur luftërat tregtare ishin fjalë për fjalë luftëra – kur anglezët donin të dominonin hollandezët dhe ata vepruan. Ne nuk jemi në atë botë më, por është një kujtesë e dobishme se sa të larta mund të jenë rreziqet.

Roscini: Normalisht palët arrijnë një marrëveshje, idealisht nën patronazhin dhe sipas rregullat e OBT-së. Problemi është se në ditët e sotme luftërat tregtare mund të kenë pasoja të paqëllimshme që e komplikojnë zgjidhjen e tyre. Zinxhirët e furnizimit global janë tepër komplekse. Kur një telefon dizenjohet në Amerikë dhe bashkohet si produkt në Kinë me furnizime nga 30 vende të tjera, nga cili vend është produkti final?

“Përpjekja për menaxhim të flukset tregtare në çdo produkt specifik përmes tarifave ose barrierave, prek shumë elementë të tjerë me efekte që janë të vështira për t’u parashikuar.

Reinert: Për mijëvjeçarë, shumica e tregtisë ishte ose në lëndë të parë ose në mallra të gatshme. Deri kohët e fundit, një tarifë për makinat ishte për të ndaluar importin e makinave të përfunduara. Por sot, shumë tregti ka të bëjë me mallra të ndërmjetme që mund të shkëmbehen përtej kufijve. Pra, edhe politika e të kuptuarit të tarifave, qëllimeve dhe pasojave të tyre, është shumë më e errët. Ajo kërkon një lloj shumë të ndryshëm angazhimi, me atë që dikur ishte një mjet mjaft i hapur.

Që ne jetojmë në një botë të shteteve të pavarura politikisht por ende të ndërvarura ekonomikisht, dihej që në kohën e Adam Smith. Për sa kohë që jetojmë në atë botë, do të detyrohemi të përballojmë këto sfida. Nuk mund të rrimë dhe të presim një ekonomi botërore gjithnjë në rritje, më të pasur dhe më paqësore. Një sistem ndërkombëtar duhet të rritet. Ne nuk duhet ta nënvleresojmë këtë të fundit – kjo është ajo cka kemi mësuar. Përsëri.

Burimi: Harvard Business Review; Fillimisht u shfaq në Buletinin e Shkollës së Biznesit të Harvardit.