Rreth Eventit

Eventi Uji dhe Natyra 2018 – Mirëseardhja

Në emër të SHUKALB dhe SHUKOS, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 6-të të Përbashkët Ballkanike, që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në datat 7 – 9 Nëntor 2018, te Expocity Albania. Tema e Konferencës “Uji dhe Natyra” sjell në vëmendje nevojën për ruajtjen e natyrës dhe identifikimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrëpër të kapërcyer sfidat e ujit, dhe për të siguruar shërbim të besueshëm furnizimi me ujë dhe kanalizime, si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 450 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më tej, Konferenca ofron një platformë ku profesionistë të ujit, politikëbërësit, dhe profesionistëve të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Siç ka qenë gjithmonë në strukturën e Konferencës, Komiteti Organizativ ka planifikuar paralelisht, një ambient të madh për Ekspozitën ku do të ekspozohen Pajisje, Teknologji dhe Shërbime, ku marrin pjesë një rrjet i gjerë kompanish të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit të Rajonit të Ballkanit.

Ju mirëpresim në Konferencën tonë të Përbashkët dhe të ndajmë interesin tonë të përbashkët për mjedisin dhe rajonin e Ballkanit.