UFI, Explori paraqesin studimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi ekspozitat: Këndveshtrimet e Vizitorëve në nivel Global

  • Të dhëna nga më shumë se 13,000 vizitorë të ekspozitave tregtare në të gjithë globin, tregojnë modele te ndryshueshme pritshmërie.
  • Ekspozitat tregtare shihen si kanale të qëndrueshme biznesi, por kanalet e tjera konkurruese mund të kenë një rritje edhe më të shpejtë.
  • Megjithëse vihet re një prirje drejt “festivalizimit”, vizitorët e sotëm vlerësojnë më tepër përmbushjen e objektivave te biznesit sesa argëtimin.
  • Problematikat konkrete të vizitorëve kanë të bëjnë kryesisht me veprimet e lehta për t’u administruar nga organizatorët dhe qëndrat expo.

Vizitorët e Ekspozitave Tregtare në nivel global, në përgjithësi, raportojnë se janë të kënaqur me ekspozitat/panairet që ata ndjekin – por në të njëjtën kohë, 22% deri në 27% e vizitorëve nga tregjet e maturuara ndjejnë se ekspozitat janë “duke u përkeqësuar”. Gjithashtu, sipërmarrësit e rinj që marrin pjesë në ekspozita të tilla, kanë prirjen të kërkojnë që ekspozitat tregtare të bëhen më zbavitëse, gjithmonë me kusht që vazhdojnë t’u mundësojnë atyre plotësimin e nevojave të biznesit.

Këto janë disa nga zbulimet thelbësore të Studimit Global të Vizitorëve 2018/19, të publikuar kohët e fundit dhe të ndërmarrë bashkërisht nga UFI – Shoqata Globale e Industrisë Ekspozuese dhe Explori – specialistët e hulumtimit të eventeve.

Duke u mbështetur në kombinimin e rrjetit unik global të UFI-t dhe shtrirjes globale të bazës klientele dhe kërkimore të Explorit, studimi Këndveshtrimet e Vizitorëve në nivel Global 2018/19 ofron raportin më të plotë mbi vizitorët e ekspozitave tregtare. Studimi bazohet në analizën e më shumë se 13,000 përgjigjeve nga vizitorët e ekspozitave tregtare, të kombinuara me intervista të hollësishme me 29 drejtues eventesh dhe specialistë marketingu.

Studimi në fjalë përfshin mjaft njohuri dhe të dhëna nga profesionistë brenda industrisë së ekspozitave tregtare:

  • Në nivel global, shkalla e përgjithshme e kënaqshmërisë për ekspozitat tregtare është 3.86 (nga 5.00), dhe rezultati i promotorit neto është +7. Të dyja këto vlera kanë mbetur të qëndrueshme gjatë tre viteve të fundit. Organizatorët duket se po bëjnë një punë të efektshme në ruajtjen e kënaqësisë së vizitorëve dhe përkrahjes; megjithatë vizitorët nga tregjet e zhvilluara po tregojnë më tepër shenja lodhjeje nga modeli tradicional i ekspozitave tregtare sesa nga tregjet në zhvillim.
  • Vizitorët i vlerësojnë kanalet e ekspozitave tregtare “si më të mirat” përsa i përket aftësisë për të operuar / takuar njerëz, për të blerë / përfituar produkte, për të mësuar / përditësuar me trendet e fundit të industrisë dhe për të gjetur ide / risi të reja.
    Megjithatë, vizitorët shprehen se me kalimin e kohës do të përdorin kanale të tjera në një shkallë më të lartë sesa kanalet e ekspozitave tregtare;
  • Aftësia për të gjetur ide dhe zgjidhje të reja ndikon shumë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve. Prandaj, aksesi ndaj një numri të përshtatshëm të ekspozuesve cilësorë mbetet një faktor kyç për vizitorët. Paralelisht, modeli tradicional i ekspozitave tregtare duhet të evoluojë për të përmbushur nevojat e publikut, që gjithnjë janë në ndryshim; preferencat e vizitorëve më të rinj dhe atyre nga tregjet në zhvillim, kanë filluar të ndryshojnë barazpeshën e tanishme; qasja ndaj qëndrueshmërisë gjithashtu bëhet një faktor detyrues në disa raste.
  • Sipas këndvështrimit të organizatorëve, vizitorët dëshirojnë të kenë një përvojë më të këndshme dhe kjo korrespondon me ato fusha që i irritojnë vizitorët më tepër. Në krye të listës qëndrojnë: hapësirat për t’u ulur, kateringu dhe koha e pritjes. Aksesi i internetit renditet në vend të nëntë në listën e pakënaqësive, por kjo ka më tepër gjasa të konsiderohet si problem nga vizitorët më të rinj.
  • Pavarësisht se teknologjia e pranishme tek eventet, në shumë drejtime mund të ketë një efekt pozitiv në përvojën e vizitorëve, ende ekziston një mungesë e përgjithshme e ndërgjegjësimit, funksionalitetit dhe ekzekutimit që aktualisht i kufizon vlerat e saj si për organizatorët, ashtu edhe për vizitorët.

Kai Hattendorf, drejtori menaxhues/kreu i UFI-t, u shpreh: “Ky studim konfirmon rolin qendror të ekspozitave tregtare për vizitorët, si kanali i përzgjedhur për zhvillimin e bizneseve të tyre. Përveç se nxjerr në pah elementët kryesorë që përmirësojnë përvojën e vizitorëve dhe ndikimin e moshës së tyre, studimi gjithashtu raporton disa dallime të rëndësishme rajonale dhe tregon qartë se si organizatorët mund të trajtojnë elementët kryesorë që ndikojnë në mënyrën se si vizitorët i përjetojnë ekspozitat/panairet.

Sophie Holt, drejtoresha e Strategjisë Globale të Explorit dhe autore e raportit, shtoi: “Këndvështrimet e Vizitorëve në nivel Global” është studimi më i gjerë që kemi ndërmarrë gjatë partneritetit tonë me UFI-n dhe jemi të kënaqur nga mbështetja që na kanë dhanë organizatorët anembanë botës duke na ndihmuar për të siguruar një bazë kaq të gjerë sondazhi për studimin tonë. Dua të falënderoj të gjithë organizatorët që morën pjesë, veçanërisht ata që ndanë me ne përvojat, shpresat dhe pakënaqësitë e tyre gjatë intervistave kërkimore. Gjithashtu, gjatë vitit të ardhshëm, mirëpresim shkëmbimin e mendimeve mbi raportin, në të mirë të industrisë”.

Për studimin Këndveshtrimet e Vizitorëve në nivel Global 2018, janë analizuar 13,000 përgjigje nga vizitorët e tregtisë në 135 shtete te ndryshme, së bashku me një meta-analizë nga baza globale e të dhënave të Explorit, që përfshin reagimet e vizitorëve nga më shumë se 1,600 ekspozita tregtare. Studimi “Këndvështrimet e Vizitorëve në nivel Global” është hartuar dhe shkruar bashkarisht nga UFI dhe Explori. Raporti mbështetet nga Shoqëria e Organizatorëve të Pavarur të Ekspozitave (SISO). Seria e hulumtimit deri tani përfshin tri rishikime të thella të pritshmërive që kanë ekspozuesit dhe vizitorët ndaj organizatorëve dhe vendeve të ekspozimit.

Një përmbledhje e hulumtimit është në dispozicion pa pagesë në www.ufi.org/research.
Raportet e plota janë në dispozicion për të gjithë anëtarët e UFI në zonën e Anëtarëve të UFI në faqen e internetit: http://members.ufi.org/members_access.aspx.