rreth panairit

Tirana Tech Open 2019 - Rreth Panairit

TIRANA TECH OPEN 2019 mirëpret sipërmarrjet pjesëmarrëse, startup-et, studentë e nxënës, vizitorë të interesuar në datat 25, 26 dhe 27 Shtator 2019 në ambjentet e Expocity Albania.

NJË EVENT UNIK

Tirana Tech Open është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e novatorizmit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

‘ForumZone’ e ndërtuar enkas për të interesuarit ndaj historive motivuese të suksesit, ndërtuar mbi tema të tilla si ‘edukimi, novatorizmi & teknologjia’, mbi nevojat e përmirësimeve në eko-sistemin e sipërmarrjes, nevojës për përsosmëri të strategjive novatore të biznesit, si dhe mbi potenciale të investimeve në sector – të gjitha të prezantuara në këtë event prej mjaft emrave te njohur, të ftuar special të këtij edicioni.

StartupZone do të jetë një zonë e caktuar në Tirana Tech Open, e dedikuar per ekspozimin e praktikave të suksesit të startup-ve. Përgjate tre ditëve do të jenë prezent një numër i konsiderueshem startup-esh për të treguar historitë, produktet dhe përpjekjet e tyre.

‘B2B Zone’ do t’u shërbejë vetë bizneseve pjesëmarrëse të niveleve të ndryshme, përfshirë këtu edhe sipermarrjet e reja startup, për njohjen e zhvillimeve të tyre më të fundit, për ekspozimin e punes së tyre, si dhe për të mundësuar hapësira të reja bashkëpunimi mes palëve.

EduZone do u shërbejë të rinjve të apasionuar pas teknologjisë dhe aplikimeve të saj. Përfaqësues të universiteteve dhe shkollave profesionale do të ndjekin prakikat nën udhezimet e mentorëve të specializuar. Ceremonia e mbylljes do shpallë edhe vlerësime të posacme për krijimet e realizuara prej studenteve. Gjithashtu, tematikat e programuara përgjatë tre ditëve në ForumZone synojnë t’u shërbejnë studenteve për njohjuri, motivim e kontakte me kompani te ndryshme apo dhe mundësitë që ofrojnë këto kompani për praktika mësimore apo mundësi punësimi.

Platforma digjitale (web & app) e realizuar enkas për tre kategoritë, respektivisht ‘pjesëmarrës’, ‘vizitor’ apo ‘student’ do u shërbejnë këtyre përdoruesve në marrjen e lehtë të informacioneve të nevojshme mbi eventin, mbi listën e mentorëve si dhe përfaqësueve të sipërmarrjeve të pranishme, aktiviteteve në EduZone e ForumZone, njoftimet e activiteteve, kryerjen e rezervimeve ne to, si dhe mundësitë e përdorimit të transportit të dedikuar. Do shërbejë gjithashtu edhe si një urë e mirë komunikimi, e do t’u japë mundësi vizitorëve e pjesëmarrësve të paraqesin rekomandimet e komentet e tyre.

PARTNERITET

Me pjesëmarrjen e mbi 60 sipërmarrjeve, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm startup-esh, korporata e kompani operatore në vend, investitorë e institucione donatore, 100 të rinj të regjistruar në praktikën tre-ditore të drejtuar nga mentorë të dedikuar, si dhe një numër të pritshëm mbi 3,000 vizitorësh përgjatë ditëve të këtij evenimenti. Ky event do mirëpresë pjesëmarrjen e disa kompanive të shquara të rajonit (Bosnia & Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) që do ndajnë në këtë edicion eksperiencat e tyre të suksesit apo mundësitë të reja bashkëpunimi.

Expocity Albania do t’i ofrojë këtij eveniment cilësinë e kushteve, pajisjeve & shërbimeve, si dhe skuadrën me ekspertët e specialistët e saj.