Tirana Auto Sallon 2019 – Organizuesi

Expocity Albania është organizues i Panaireve dhe Konferencave Kombëtare dhe Ndërkombëtare, i certifikuar nga UFI, specializuar në organizimin dhe zhvillimin e panaireve, ekspozitave dhe eventeve të ndryshme të biznesit, drejtuar tregut vendor dhe atij ndërkombëtar. Expocity Albania ju ofron pjesëmarrësve në këto aktivitete një strukturë dhe infrastrukturë të plotë, bashkëkohore dhe të plotësuar me të gjitha lehtësitë dhe stafin e nevojshëm. Këto bashkë me 5’000 m² hapësirë të brendshme dhe 7’000 m² hapësirë të jashtme, e plotësojnë Expocity Albania si platformën më komplekse dhe më të përshtatshme për realizimin me sukses të këtij lloj organizimi dhe komunikimi në Shqipëri.