rreth panairit

Tirana Auto Sallon 2019 - Rreth Panairit

Expocity Albania organizon Edicionin e Katërt të eventit Tirana Auto Sallon 2019 dhe Automotive Forum, në datat 10-13 Tetor.

Pas tre edicioneve të mëparshme të cilat kanë shënuar rritje, ky event dëshmon se edhe në Shqipëri është e nevojshme të ketë një platformë të promovimit të sektorit të auto-ve, përfshirë:
– lançimin e modeleve të reja të automjeteve,
– inovacioni dhe risitë në produktet dhe shërbimet më të fundit të sektorit, si edhe
– politikat e reja që i japin shtysë zhvillimit të mëtejshëm dhe të domosdoshëm të sektorit në Shqipëri e përtej kufijeve.

Këtë vit ky event vjen me një format të ri, dhe dinamika të tjera, të cilat do të ofrohen përgjatë katër ditëve të këtij eventi, në 3 dimensione:

  1. Ekspozim
    • Ekspozimi i modeleve më të fundit te makinave;
    • Ekspozimi i produkteve, shërbimeve, dhe aksesorëve të sektorit;
  2. Lojra dhe Argëtim (gaming & entertainment)
  3. Inovacion, Risi dhe Informim (innovation, tech, mobile, information).

Tirana Auto Sallon 2019 do kthehet në një platformë ideale për promovimin e sektorit të autove, lançimit të modeleve të reja, inovacionit të sektorit (përfshirë dizajnet dhe parametrat e modeleve më të fundit të makinave, teknologjitë moderne të aplikacioneve dhe te aksesorëve etj), si edhe risive dhe tendencave të fundit.

Organizimit nuk do t’i mungojë edhe Automotive Forum, të cilit këtë viti shtohen partner të rinj, me qëllim ndërgjegjesimin rreth zhvillimeve më të fundit, problematikave të sektorit, si dhe ndryshimeve që duhet të ndodhin për t’i dhënë shtysë një zhvillimi të mëtejshëm.

Ndërveprimi i shoqërive pjesëmarrëse, mbulimi 360 gradë i sektorit, duke përfshirë produktet, si dhe shërbimet mbështetëse, synojnë të gjenerojnë vlerë, partneritete dhe klientë të rinj për të gjitha shoqëritë pjesëmarrëse.

Tirana Auto Sallon 2019 do të jetë e mbushur me aktivitete informuese dhe argëtuese për tu ofruar vizitorëve një eksperiencë unike për të kaluar disa momente të këndshme.

Pjesë e argëtimit për vizitorët do të përshijë:

  • Lancim i modeleve më të fundit
  • Test Drive të Modeleve të Fundit
  • Drift Show
  • Video Games, Lojra dhe Argëtim
  • Ushqim, Kafe & Pije Freskuese
  • DJ Live
  • Go Kart për të rritur & fëmijë
  • Oferta për modelet më të fundit / Shorte dhe ofertat më të mira të vitit;
  • Makina Eksklusive / Surprize Show

Ftojmë të gjithë të apasionuarit e autove si dhe profesionistë të sektorit, të vizitojnë dhe të informohen mbi modelet më të fundit të autove, se bashku me familjet e tyre për një fundjave të këndshme dhe argëtuese!