Textile & Lëkurë Expo 2019 - Rreth Panairit

Edicioni i 2të i “Panairit të Tekstilit & Lëkurës 2019” është një nga eventet më të shumëpritura për industrinë e tekstileve dhe lëkurës, për të gjithë profesionistët që kanë në fokus zhvillimin e sektorit në Shqipëri, rritjen e tyre individuale dhe atë kolektive. Ky panair përfaqëson një pikë-takimi për prodhuesit më të mëdhenj e më të rëndesishëm shqiptarë dhe të huaj. Ky event fokusohet në sfidat më të rëndesishme për të ardhmen e sektorit, duke stimuluar dhe rritur dialogun mes kompanive. Gjithashtu, panairi do të shërbejë si një shtysë për kompanitë drejt zhvillimit të mëtejshëm të tyre fokusuar më së tepërmi në prodhimin me cikël të plotë, inkurajimin aktiv të sektorit në përmiresimin e kanaleve të komunikimit dhe marketingut. Gjatë Edicionit të 2të të “Panairit të Tekstileve & Lëkurës 2019” do të lancohen trendet e fundit të veshjeve, këpuceve, cantave dhe aksesorëve për sezonin e ardhshëm duke përmiresuar kështu konkurencën mbi modelet dhe dizajn-et e ndryshme dhe duke u fokusuar në teknikat më inovative të prodhimit të tyre. Për më teper, ky edicion do të shërbeje si vendi ideal për të promovuar projekte për rritjen profesionale të talenteve të reja dhe studentëve në shkollat e dizenjimit, modelingut, teknikët e mirëmbajtjes së makinerive etj.