rreth eventit

Të sigurt mbi dy rrota 2019 - Rreth Eventit

Ditën e shtunë datë 18 Maj 2019, organizohet Finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ “Të sigurt mbi dy rrota”2019.

Ekipet finaliste vijnë pas një maratone të gjatë aktivitetesh edukimi dhe konkurimi të 2020 fëmijëve nga 104 shkolla në 11 qytete kryesore. Fëmijët konkuruan me ushtrime me
biçikletë, testim njohurish teorike, konkurs vizatimi dhe argëtim.

Aktiviteti zhvillohet nga Auto Club Albania (ACA), për të nëntin vit radhazi, si një organizim dhe konkurim edukativ për fëmijë të moshave 10-12 vjeç, nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota”.
Ky aktivitet është pjesë e konkursit europian “European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 34 vitesh në kuadrin e programeve të FIA-s dhe ka për synim njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë.

Ju mirëpresim!