Rreth Panairit

Panairi i Ndërtimit 2018 – Rreth Panairit

Në tetor në Expocity Albania do të organizohet Panairi i Ndërtimit. Ky panair është konceptuar që të dimensionohet jo thjesht në Ekspozim apo shkëmbim informacioni por në një moment njohjeje, reflektimi, përditësimi dhe angazhimi të subjektit përkundrejt vetes subjekteve të tjera dhe vizitorëve, në një hap më tej në rrugën e suksesit dhe për tu bërë pjesë e zhvillimeve të industrisë së ndërtimit, botës së arkitekturës dhe planifikimit urban në nivel kombëtar edhe rajonal.

Në tremujorin e parë 2018 janë miratuar gjithsej 221 leje ndërtimi për ndërtesa të reja me sipërfaqe rreth 200’944 m2.

Industria e ndërtimit përfaqëson një sektor i cili ka qenë dhe vazhdon të jetë jetësor për ekonominë Shqiptare për shumë vite, duke u kthyer një nga motorët dhe promotorët kryesorë të zhvillimit ekonomik.