Ekspozitorët

Në këtë panair do të marin pjesë

  • Shkolla të mesme profesionale publike dhe private.
  • Shkolla të mesme profesionale nga rajoni.
  • Qendra të formimit profesional publike dhe private.
  • Institucione të arsimit të lartë nga vendi dhe rajoni.
  • Kompani private që ofrojnë mundësinë e praktikave profesionale.
  • Agjenci punësimi.
  • Biznese të interesuara për partneritet me AFP (Arsimin dhe Formimin Profesional)

Panairi “Olimpiada e Aftësive” do të ofrojë për ekspozitorët, kushtet edhe mundësitë më të mira që:

  • Të prezantojnë drejtimet profesionale, profilet dhe praktikat e ndryshme të ofruara.
  • Të krijojnë lidhje dhe bashkëpunime me kompani, të cilat kërkojnë profesionistë dhe mundësojnë kontrata punësimi dhe praktika profesionale.
  • Të prezantojnë ofertat për punësim duke pasur mundësinë të realizojnë intervista për vendet e lira, direkt në panair;
  • Të krijojnë marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet e AFP (Arsimit dhe Formimit Profesional), me qëllim rekrutimin e nxënësve sipas nevojave për burime njerëzore.

Gjatë ditëve të Olimpiadës janë planifikuar konferenca, tryeza të rrumbullakëta me grupet e interesit dhe konkurse në profile të ndryshme profesionale, të cilat do të prezantojnë modelet më të suksesshme në sistemin e AFP-së dhe njëkohësisht do të vlerësojnë ekselencën dhe rezultatet e arritura.