Energy Expo & Forum 2018 – Rreth Panairit

TREGU I PERBASHKET I ENERGJISE/ ENERGJIA E RINOVUESHME/ MBROJTJA MJEDISORE/ JETA E QENDRUESHME/ E ARDHMJA E ENERGJISE NE RAJON

Në datat 5-6 tetor 2018, zhvillohet edicioni i dytë i panairit Energy Expo & Forum, në Expocity Albania. Ky edicion do të fokusohet në potencialet e mëdha të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, Kroacisë dhe Serbisë për Investimet në energjine elektrike.

Jo vetëm me potenciale të mëdha por dhe të pashfrytëzuara, Shqipëria ka mundësi të mëdha për investime në këtë fushë dhe përforcohet edhe nga politikat aktuale për tregun e energjisë elektrike.
Ligji i ri për energjinë e rinovueshme, i miratuar vitin e kaluar me kuadrin ligjor të rregulluar do të krijojë më shumë treg për investime dhe bashkëpunim.

Ligji i ri për energjinë e rinovueshme Nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” që ka hyrë në fuqi në shkurt 2017 përcakton kuadrin ligjor për nxitjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Brenda këtij ligji përfshihet dhe instalimi i paneleve solare për familjare dhe biznese.

Risia në këtë organizim është jo vetëm gjithëpërfshirje e rajonit dhe më gjerë por dhe në tematikën që do të trajtojë, e cila do të përfshijë edhe çështjet mjedisore e të respektimit të ndryshimeve klimaterike, çështjet e teknikave të ndërtimit në funksion të eficiencës së energjisë.

Forumi do të bashkojë sërish grumbullues dhe përpunues të sektorit të energjisë së rinovueshme, duke mbështetur dhe prezantuar rrjetet për investitorët, zhvilluesit dhe konsulentët. Pjesëmarrësit do të marrin informacion për të gjithë spektrin e sektorit të energjise, mundësitë dhe potencialet, procesin e tenderimit si dhe vështirësitë, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe të ardhmes së energjisë në Shqipëri dhe në rajon.