Teknik Salle

Përshkrim i Përgjithshëm i Pozicionit:

Tekniku i Salles kryen dhe ndjek detyra teknike dhe logjistike, të deleguara nga Menaxheri Operacional, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në Expocity Albania. Këtu përfshihet; mirëmbajtja e pajisjeve/materialeve, të cilat përdoren gjatë eventeve, ngarkim-shkarkim të materialeve, spostimin e materialeve brenda dhe jashtë sallës, kontrollin e sasisë dhe gjendjes së materialeve në magazinë, riparim të aseteve të shoqerisë, zgjidhjen e situatave teknike që lindin gjatë aktiviteteve.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban përgjegjësi për realizimin në sasi, cilësi dhe kohë, të detyrave të planit ditor, urgjencave, për të cilat delegohen nga Menaxheri Operacional;
  • Përditeson me informacion mbi problematikat, zhvilliment dhe nevojat për mbarëvajtjen e punës dhe komunikimin efektiv dhe në kohë tek Menaxheri Operacional;
  • Mban përgjegjësi për përdorimin e rregullt dhe mbajtjen në gadishmëri, në çdo kohë, të pajisjeve, materialeve dhe/ose instrumenteve të punës;
  • Menaxhon kartelen e magazinës për hyrjet dhe daljet dhe gjendjen e inventarit;
  • Informon në kohë reale Menaxherin Operacional për shfaqjen e defekteve ose dëmtimeve të tjera në paisjet, materialet dhe/ose instrumentet e tij të punës;
  • Përditëson dhe raporton Menaxherin Operacional bazuar në gjëndjen e inspektuar, për zëvendësime të nevojshme të materialeve, pajisjeve dhe/ose instrumntave të punës, si edhe materiale specifike për të akomoduar kërkesa klienti;
  • Inspekton sallen ekspozuese para se të fillojnë puniment për një event, si dhe mbas mbylljes së eventit, dhe raporton menjëherë Menaxherin Operacional mbi kushtet fizike dhe teknike të sallës;
  • Në raste dëmesh, komunikon natyrën e dëmeve tek Menaxheri Operacional;
  • Njeh dhe zbaton Rregulloren e Përgjithshme të Shoqërisë si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo rregullore;
  • Sugjeron dhe propozon zgjidhje për problemet e cilësisë të pajisjeve, materialeve dhe/ose instrumentave të punës;
  • Garanton konfidencialitetin e plotë për çdo informacion që administraton.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Arsim i Mesëm i Përgjithshëm (preferohet Arsim Profesional Teknik)
  • Eksperienca të mëparshme në fushën operacionale
  • Mosha e preferuar mbi 30 vjeç
  • I gatshëm të punojë dhe me orë te zgjatura pune.
  • Zotërimin e patentës klasi B (preferohet të ketë automjet)

Proçedura e Aplikimit:

Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: marketing@expocity.al.

Nëse CV juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expocity Albania, vetëm nëse dokumentat e dërguara do të plotesojnë kriteret e vlerësimit.