Agjent Shitjesh

Përshkrim i Përgjithshëm i Pozicionit:

Përgjegjës për të gjitha aspektet e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Expocity Albania. Këtu përfshihet cilësia e produkteve dhe shërbimeve, performanca komerciale, koha në të cilën është shërbyer klienti si dhe arritja e objektivave buxhetore dhe fitimprurëse. Ky rol kërkon njohjen dhe zotërimin e karakteristikave, funksioneve dhe përfitimeve të gjithë shërbimeve dhe projekteve të ofruara nga Expocity Albania me qëllim prezantimin sa më të qartë dhe bindës të tyre tek klientët.

Përgjegjësitë Kryesore:

Zërat e mëposhtëm reflektojnë përgjegjësitë kryesore në lidhje me këtë pozicion por që nuk kufizohen në këtë listë:

  • Kontakton të gjithë klientët e synuar me qëllim prezantimin e projekteve dhe/ose aktiviteteve ekspozuese, duke theksuar përfitimet që ka klienti nga pjesëmarrja në këto aktivitete.
  • Garanton plotësimin e shërbimit të ofruar për të gjitha kërkesat e klientëve.
  • Përthith informacion dhe njohuri në zhvillimet dhe avancimet e fundit të sektorit përkatës dhe trendeve të ndryshme të tregut.
  • Ndjek dhe garaton proçesin e kontraktimit, faturimit dhe arkëtimit të shërbimit në fjalë.
  • Ndjek lëvizjet e konkurentëve dhe i raporton ato në kohë reale.
  • Kontribuon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të teknikave të shitjes.
  • Ndërton marrëdhënie afatgjata me klientët, duke i ndjekur kërkesat e tyre nga fillimi i projektit deri në fund, si edhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me klientët, duke ruajtur feedback-un për secilin klient në databazën e kompanisë.

Procedura e Aplikimit:

Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: marketing@expocity.al.

Nëse CV juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expocity Albania, vetëm nëse dokumentat e dërguara do të plotesojnë kriteret e vlerësimit.