Menaxher Operacional

Përshkrim i Përgjithshëm i Pozicionit:

Menaxheri Operacional kryen dhe ndjek aspektet teknike dhe logjistike, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në Expocity. Këtu përfshihet: hartimi i planimetrisë për hapsirat ekspozuese, si edhe hapsirat e konferencave, zonave B2B, si dhe ambjenteve te tjera ne funksion te organizimeve specifike; menaxhimi i kërkesave dhe nevojave për materiale, sherbime, apo produkte nga palë të treta, prokurimi si edhe magazimi i metejshëm ; zgjidhja e situatave operacionale që lindin para dhe gjatë aktiviteteve; monitorimi, menaxhimi dhe negocimi i kostove operacionale, materiale; mirembajtja e kontakteve si dhe komunikimi me furnitorë, e pale te treta.

Menaxheri Operacional ka përgjegjësi për sigurimin e informacionit operacional dhe komunikimin e tij në kohën e duhur, mobilizimin e forcës punëtore, administrimin dhe kontrollin e proçedurave operacionale të miratuara nga shoqëria, gjetjen e burimeve alternative dhe zgjidhjen për çdo problem operacional.

Përgjegjësitë Kryesore:

Zërat e mëposhtëm reflektojnë përgjegjësitë kryesore në lidhje me këtë pozicion (por që nuk kufizohen vetëm në këtë listë):

  • Kryen proçedura për blerjet në përputhje me kërkesat e njësive të shoqërisë;
  • Ndjek shërbimet e kontraktuara në përputhje me politikat e shoqërisë;
  • Jep kontributin në hartimin e buxhetit të shpenzimeve operacionale për çdo aktivitet ekspozues sipas kalendarit të aktiviteteve;
  • Kryen proçedurat e zhdoganimit dhe kujdeset për transportin dhe depozitimin e materialeve/pajisjeve të blera në magazine;
  • Asiston, jep informacionin përkatës për kryerjen e proçedurave doganore për klientët, të cilët nuk ushtrojnë veprimtari brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, duke ofruar suport të plotë dhe ndërlidhje me agjencinë doganore;
  • Garanton proçedurën e protokollimit të kontratave, si dhe plotëson faturat tatimore në përputhje me kontratat;
  • Menaxhon dokumentet e kompanisë, formularët e regjistrimit dhe të dhënat për projekte të ndryshme, si dhe arkivimin e tyre;
  • Menaxhon porosite e badge per cdo event; si edhe përmbledhjen e informacioneve të klientëve për hartimin e katalogut (përfshirë gjithë materialet që duhen prej tyre);
  • Menaxhon mardhëniet me palë të treta për prodhimin dhe prurjen në kohë të fashove balline apo edhe materiale të tjera në print të stendave ekspozuese të klienteve;
  • Menaxhon përditesimin e planimetrisë së salles sipas kërkesave të klienteve, të cilat komunikohen nga Menaxheret e Projekteve për aktivitete të ndryshme; në raste emergjente kërkesa specifike mund të ketë edhe nga vete klientet;
  • Ndjek kërkesat e subjekteve për shërbimet ekstra, si arredimin e stendave, printimet, pajisjet etj.
  • Ndjek zhvillimin e çdo aktiviteti dhe raporton në kohë për çdo problematikë.
  • Garanton konfidencialitetin e plotë për çdo informacion që administron.
  • Menaxhon skuadren e punëtorëve me profil teknik dhe atyre të kontraktuar nga jashtë si elektricistë, hidraulik etj.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Arsim i lartë në fusha të ndryshme (preferohet jashtë vendit).
  • Eksperienca të mëparshme në fushën operacionale, logjistike etj.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh zotërimi i gjuhëve të tjera (Italisht, Gjermanisht etj).
  • Mosha e preferuar mbi 30 vjeç

Procedura e Aplikimit:

Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: marketing@expocity.al.

Nëse CV juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expocity Albania, vetëm nëse dokumentat e dërguara do të plotesojnë kriteret e vlerësimit.