Mësoni më shumë rreth Pozicioneve të Punës të hapura në Expocity Albania

Expocity Albania është një strukturë e profilizuar në organizimin e Panaireve, Ekspozitave, Konferencave/Seminareve dhe Eventeve me përmasa të mëdha, duke ofruar facilitetet më bashkëkohore në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve. Expocity Albania ka një staf të kualifikuar dhe ofron mundësi shumë te mira për rritje në karrierë. Ne mirëpresim kandidatë që dëshirojnë të jenë pjesë e një skuadre energjike me “growth mindset” dhe pasion për punën.

Specialist Operacional

Specialisti Operacional kryen dhe ndjek aspektet teknike dhe logjistike, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në ExpoCity shpk. Këtu përfshihet: monitorimi i kostove operacionale, komunikimi me furnitorët dhe palet e treta, ndjekja e kontratave të kleringut, përditësimi i faturave të blerjes/shitjes në analizen operacionale të shoqërisë, sistemet e informatizuara.

Asistent (e) Ligjor (e)

Asistenti (ja) Ligjor (e) ka për detyrë hartimin e kontrateve të qiradhënies, kontratave të pjesëmarrjes, kontratave të bashkëpunimit me palë të treta, rishikimet e tyre apo hartimin e shkresave të ndryshme, brenda profilit juridik, sipas nevojave të shoqërisë.

Menaxher Operacional

Menaxheri Operacional kryen dhe ndjek aspektet teknike dhe logjistike, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në Expocity. Këtu përfshihet: hartimi i planimetrisë për hapsirat ekspozuese, si edhe hapsirat e konferencave, zonave B2B, si dhe ambjenteve te tjera ne funksion te organizimeve specifike; menaxhimi i kërkesave dhe nevojave për materiale, sherbime, apo produkte nga palë të treta, prokurimi si edhe magazimi i metejshëm ; zgjidhja e situatave operacionale që lindin para dhe gjatë aktiviteteve; monitorimi, menaxhimi dhe negocimi i kostove operacionale, materiale; mirembajtja e kontakteve si dhe komunikimi me furnitorë, e pale te treta.

Arkitekt (Junior)

Arkitekti (Junior) propozon, harton, dhe ndjek aspektet teknike te sallave dhe hapesirave, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në Expocity. Këtu përfshihet: hartimi i planimetrisë për hapsirat ekspozuese, si edhe hapsirat e konferencave, zonat B2B, si dhe ambjenteve te tjera ne funksion te organizimeve specifike. Propozimi i stendave te partnereve, dhe stendave bazike; propozimi i hapsirave B2B; perkatese konceptimi i hapsirave speciale sipas kerkesave te klienteve apo konceptit te eventeve hybride etj.

Menaxher Projektesh

Përgjegjës për gjenerimin e koncept-idesë së projektit duke përfshirë aspektin e studimit të tregut, përzgjedhjes së partnerëve dhe/ose bashkëorganizatorëve, hartimin e strategjisë së shitjes, mbikëqyrjen e performancës komerciale, zbatimin dhe mirëfunksionimin e të gjithë hallkave të projektit, si dhe arritjen e objektivave buxhetore dhe fitimprurëse të projekteve.

Agjent Shitjesh

Përgjegjës për të gjitha aspektet e shitjes së produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Expocity Albania. Këtu përfshihet cilësia e produkteve dhe shërbimeve, performanca komerciale, koha në të cilën është shërbyer klienti si dhe arritja e objektivave buxhetore dhe fitimprurëse.

Punëtor Teknik Salle

Punëtor Teknik Salle kryen dhe ndjek detyra teknike dhe logjistike, të deleguara nga Menaxheri Operacional, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në Expocity Albania. Këtu përfshihet; mirëmbajtja e pajisjeve/materialeve, të cilat përdoren gjatë eventeve, ngarkim-shkarkim të materialeve, spostimin e materialeve brenda dhe jashtë sallës, kontrollin e sasisë dhe gjendjes së materialeve në magazinë, riparim të aseteve të shoqerisë, zgjidhjen e situatave teknike që lindin gjatë aktiviteteve.