Globex 2018: Tregu global i ekspozitave tregtare parashikohet të rritet 5% në 2022

dhjetor 12, 2018

Edicioni i dhjetë i raportit Globex – Tregu global i ekspozitave tregtare dhe organizimeve – Vlerësimi dhe parashikimi në 2022

Raporti Globex 2018 tregon se rritja e tregut të ekspozitave tregtare në 2017, erdhi si rezultat i rritjes së lartë të vazhdueshme nga tregjet në zhvillim, ndërkohë që tregjet e maturuara, vazhduan të tregtonin në një mjedis të përmirësuar makroekonomik.

Kina ka forcuar vendin e dytë në tregun e ekspozitave tregtar mbas SHBA në sajë të rritjes strukturore të lartë, nderkohë zgjerimi i organizatorëve në tregjet në zhvillim (tregje më të vogla këto por me rritje të lartë, si: India, Meksika dhe Indonezia), vazhdon përmes përshtatjeve gjeografike, ose blerjeve.

Botuesi AMR International parashikon që – pavarësisht nga pasiguria globale politike aktuale – rritja vjetore e përbërë do të arrijë 5% në 2022, mbi rritjen e PBB-së.

Këto janë disa nga gjetjet bazuar në Globex 2018 mbi tregun e ekspozitave tregtare globale dhe vlerësimi dhe parashikimi deri në 2022, prodhuar çdo vit nga konsulenca e strategjisë së AMR International.

Editore e raportit Globex, Diana Gineva, komenton se ritmi i konsolidimit të industrisë është përshpejtuar:

“Blerja e UBM nga Informa, është bashkimi më i rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit, duke e pozicionuar atë si organizatorin më të madh në mbarë botën. Marrëveshje të tjera të dukshme në tregjet e maturuara përfshijnë blerjen e Ascential Exhibitions nga ITE, si dhe blerjen e portofolit të eventeve të PennWell me bazë në SHBA nga Clarion Events.

“Tregu i ekspozitave mbetet i fragmentuar dhe ende ofron mundësi të konsiderueshme për konsolidim ndërkombëtar. Një aktivitet intesiv i bashkimeve dhe blerjeve të kompanive, pritet të vazhdojë më tej në periudhën afatshkurtër e afat të mesëm, ku shumë firma me kapital privat, dëshirojnë të hyjnë në sektorin e ekspozitave tregtare.”

Tregu Global – Pikat Kryesore të 2017

Gjetjet e tjera nga Globex 2018 përfshijnë:

  • Përkundër rritjes së kërkesave të shpenzimeve kapitale të teknologjise (IT), konvertimi i parave në sektorin e ekspozitave tregtare mbetet i shkëlqyeshëm. Ka një shkallë te lartë integriteti të të ardhurave, me normat e rinovimit të ekspozuesit, zakonisht brenda intervalit c.65% deri në c.70%.
  • Të gjitha tregjet e maturuara kanë rifituar vlerën e tyre para recesionit, por zhvillimi i volumit është ende poshtë në rajone të caktuara kryesore.
  • Pas një periudhe rënie të rëndë, Rusia ka filluar të rimëkëmbet, e nxitur nga zhvillimi i volumit.
  • Brazili vazhdon të vuajë, por pritet të stabilizohet në periudhën afatmesme, megjithëse pas zgjedhjeve të fundit, kjo do të varet nga stabiliteti i ardhshëm politik dhe makroekonomik.
  • Rajoni Gulf mbetet një vend i rëndësishëm takimi si një qendër tregtare, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përgatiten për Expo2020 të ardhshëm me zgjerimin e Dubai World Central.
  • Tregjet e Azisë Juglindore si: Vietnami, Tailanda dhe Filipinet paraqesin mundësi të pashfrytëzuara tërheqëse, por në afat të shkurtër janë disi të kufizuara nga kapaciteti i qendrave expo.

***Të dhënat vijne nga raporti i plotë Globex 2018, i botuar më 5 nëntor, nga AMR International. (Burimi: AMR International).