Food & Drink Festival 2019 – Vizitorët

Expocity Albania, përmes një fushate të gjerë komunikimi do të mundësojë në kohë, informacion të nevojshëm dhe të rëndësishëm mbi përmbajtjen e Edicionit të 4rt të Festivalit të Ushqimit dhe Pijeve 2019, duke targetuar kategori të ndryshme, si edhe konsumatorët final nga Shqipëria, rajoni edhe më gjerë si më poshtë:

  • Tregtarët me shumicë;
  • Dyqanet e produkteve tradicionale;
  • Tregtuesit e ëmbëlsirave dhe gourmet;
  • Distributorët rajonal të kompanive importuese;
  • Shoqatat tregtare të ushqimit dhe pijeve;
  • Tregtuesit e mishit & peshkut;
  • Restorantet dhe agrofermat e produkteve organike;
  • Restorante të degustimit të verës;
  • Konsumatorët e thjeshtë;
  • Restorantet;
  • Hotelet;
  • Bujtina;
  • Dyqanet e pijeve alkoolike;
  • Kafeteritë;
  • Furra buke;
  • Shefat e kuzhinës;
  • Somelier;
  • Investitorë të huaj.