Food & Drink Festival 2019 – Forum

Institucionet kryesore të sektorit në vend, përfshire aktorët kryesorë, projektet kushtuar ushqimit dhe pijeve dhe kompanitë kryesore që shërbejnë si një histori suksesi në sektorin e ushqimit dhe pijeve në Shqipëri dhe jo vetëm, do të mblidhen së bashku në forumet që do të zhvillohen gjatë Festivalit të Ushqimit dhe të Pijes 2019, për të trajtuar tema të rëndësishme të sektorit. Forumi do të japë mundësinë e shkëmbimit të informacionit, parashtrimin e strategjive dhe iniciativave në kuadër të zhvillimit të këtyre sektorëve në vend, do të prezantojë hapësirat më të mira dhe mundësitë për një zhvillim të qëndrueshëm në industrinë e ushqimit dhe pijeve.

Shqipëria është zyrtarisht në fazën e fillimit të zbatimit të programit të Sigurise Ushqimore në kuadër të Ligjeve të Bashkimit Europian. Legjislacioni në fuqi është duke u azhornuar sipas politikave dhe ligjeve të Bashkimit Europian në këtë fushë. Ekzekutimi në realitet i këtyre politikave është prioritet i shtetit shqiptar në vazhdimësi.