
Energy Expo & Forum 2018 Fair – PR Media
Energy Expo & Forum 2018
Biznesi 1.7 miliardë dollarë, mundësi investimi në asete në energji
Sektori energjetik në vend po përkufizohet në vitet e fundit nga një reformim total i lidhur jo vetëm me modelin, por edhe me prioritetet e zhvillimit. Viti 2018 ka mbajtur sërish vëmendjen te burimet e rinovueshme të energjisë, eficencën, procesin e liberalizimit, si dhe gjithë efektin zinxhir që njëra hallkë përcjell te tjetra. Të gjitha këto u bënë pjesë e diskutimit në “Energy Expo & Forum 2018”, edicioni i dytë i tij, i organizuar nga Expocity Albania.
Read More...
Gjithçka duhet të dini për panairin më të rëndësishëm të sektorit energjetik në Shqipëri, “Energy Expo & Forum 2018”
Energjia, efikasiteti i përdorimit të saj, jo vetëm në një vend të vogël si Shqipëria, por edhe më gjerë, problematikat e çështjeve mjedisore që na prekin, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i teknologjisë së ndërtimit në kuadër të ruajtjes së energjisë janë jo vetëm sfida të rëndësishme të shoqërisë sonë, por shtyllat mbështetëse të Panarit të Dytë “Energy Expo & Forum 2018”.
Read More...