Legal Assistant

Asistenti (ja) Ligjor (e) ka për detyrë hartimin e kontrateve të qiradhënies, kontratave të pjesëmarrjes, kontratave të bashkëpunimit me palë të treta, rishikimet e tyre apo hartimin e shkresave të ndryshme, brenda profilit juridik, sipas nevojave të shoqërisë.

Detyrat e Asistentit (es) Ligjor (e)

  • Asistenti (ja) Ligjor (e) është përgjegjës (e) për hartimin e kontratave të qiradhënies, pjesëmarrjes në panair apo kontratat e bashkëpunimit me palët e treta.
  • Është përgjegjës për hartimin e kontratave specifike të bashkëpunimit, duke mbajtur parasysh nenet e Kodit Civil, Kodit Penal dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
  • Asistenti (ja) Ligjor (e) ka për detyrë krijimin e dosjeve të kontratave të organizuara për secilin klient apo furnitor, duke i monitoruar ato sipas dead line-eve specifike.
  • Raporton tek drejtuesi për të gjitha problematikat juridike brenda shoqërise dhe ofron zgjidhje për to.
  • Ndihmon në mbajtjen e marrdhënieve me personat/subjektet e përfshira në kontratë.
  • Ruan konfidencialitetin e informacionit të shoqërisë.
  • Ofron asistence ligjore për cështjet juridike që prekin shoqërinë.

Aftësitë dhe Kualifikimet

  • Asistenti (ja) Ligjor (e) duhet të ketë aftësi të mira raportuese, kërkimore, njohje shumë të mira juridike. Duhet të jetë i organizuar në punën e tij (e saj), i kujdesshëm ndaj detajeve dhe të ketë pavarësi në punën që bën.
  • Është e domosdoshme të njoh nenet e Kodit Penal, Kodit Civil dhe nenet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
  • Asistenti (ja) Ligjor (e) duhet të ketë kryer studimet pranë Universitetit të Drejtësisë dhe të ketë eksperiencë të mëparshme në hartimin e kontratave të qiradhënies apo kontratave të bashkëpunimit.
  • Është e domosdoshme njohja e dy gjuhëve të huaja. preferohet anglisht dhe italisht.

Application Procedure:

Please send a CV, including your professional photo and additional related documents, specifying the position you are applying for at the following email: info@expocity.al.

If your CV is selected, you will be contacted by the Human Resources Department only if the submitted documents will meet the evaluation criteria.