Arkitekt (Junior)

Përshkrim i Përgjithshëm i Pozicionit:

Arkitekti (Junior) propozon, harton, dhe ndjek aspektet teknike te sallave dhe hapesirave, të cilat janë në funksion të organizimit dhe ekzekutimit të aktiviteteve ekspozuese në Expocity. Këtu përfshihet: hartimi i planimetrisë për hapsirat ekspozuese, si edhe hapsirat e konferencave, zonat B2B, si dhe ambjenteve te tjera ne funksion te organizimeve specifike. Propozimi i stendave te partnereve, dhe stendave bazike; propozimi i hapsirave B2B; perkatese konceptimi i hapsirave speciale sipas kerkesave te klienteve apo konceptit te eventeve hybride etj.

Arkitekti (Junior) ka përgjegjësi për konceptimin e hapsires dhe planimetrise, si edhe sigurimin e realizimit te idese se konceptuar nga Menaxheri i Projektit, ne bashkepunimin me Menaxherin Operacional per aspekte te caktuara logjistike. Perditesimi i planimetrise me emrat dhe logot e bizneseve, si edhe elemente te tjera kreative te hapsirave per mini evente, gjte aktiviteteve kryesore. Arkitekti eshte pergjegjes per komunikimin në kohën e duhur te perditesimeve te planimetrise si edhe zgjidhjen për çdo kerkese per ndryshime te stendave specifike, apo projektime te hapsires se stendave ne 3D si edhe detaje te tjera.

Përgjegjësitë Kryesore:

Zërat e mëposhtëm reflektojnë përgjegjësitë kryesore në lidhje me këtë pozicion (por që nuk kufizohen vetëm në këtë listë):

  • Koncepton, harton, propozon organizimin e hapsirave (stenda, zona konferencash, hapsira B2B, etj), sipas konceptit të projektit dhe kërkesave të klientëve të ndryshëm;
  • Ndjek kerkesat e klienteve specifike sipas komunikimeve të PM në lidhje me kërkesat e tyre; reflekton këto ndryshime në planimetri;
  • Ndjek kerkesat e klienteve specifike sipas komunikimeve të PM në lidhje me kërkesat e tyre; reflekton këto ndryshime në planimetri;
  • Jep ide inovative të hapsirave sipas projektit për të sjelle risi në organizimin e hapsirave të ekspozitave të vecanta;
  • Ndjek kërkesat e PM dhe klienteve per hapesirat për shërbimet ekstra dhe për arredimin e stendave, printimet, etj në bashkëpunim edhe me Menaxherin Operacional;
  • Ndjek zhvillimin dhe përditesimet e planimetrisë si edhe të stendave të klientëve; raporton në kohë për çdo problematikë në lidhje me hapsirat dhe planimetrinë
  • Garanton konfidencialitetin e plotë për çdo informacion që administron.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Arsim i lartë (preferohet arkitekturë, design etj);
  • Eksperienca të mëparshme në projekte te ngjashme; konceptime hapsirash për evente, konferenca, konceptime për ambjente hybride me funksione të ndryshme etj;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh zotërimi i gjuhëve të tjera;
  • Njohuri të programeve: CorelDRAW, Autocad, Design (të tjera) etj
  • Mosha e preferuar mbi 23 vjeç

Procedura e Aplikimit:

Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: marketing@expocity.al.

Nëse CV juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expocity Albania, vetëm nëse dokumentat e dërguara do të plotesojnë kriteret e vlerësimit.