Cilat janë burimet më të rëndësishme për marrjen e informacionit nga bizneset?

Një studim i fundit i kryer nga CEIR zbulon se profesionistët e bizneseve vlerësojnë më shumë takimet ballë për ballë dhe marrëdhëniet ekzistuese si burim informacioni për bizneset e tyre dhe përsa i përket vendimarrjeve të tyre për blerje të ndryshme…

Prezantimet tregtare (panairet) janë burimi më i rëndësishëm për marrjen e informacionit dhe të vendimeve blerëse, sipas një sondazhi të ri nga Qendra për Kërkime e Industrisë Ekspozuese (CEIR) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti gjithashtu thekson se ndërveprimi me të tjerët dhe marrëdhëniet ekzistuese, janë ndër burimet më të besueshme të informacionit.

CEIR publikoi publikoi më 31 korrik një pjesë të raportit të tij kërkimor, ROI Playbook. Raporti hulumtoi shumëllojshmërinë e burimeve që profesionistët e biznesit që marrin pjesë në takime B-to-B mbështeten për të marrë sa më shumë informacionin që u nevojitet për bizneset e tyre. Pjesëmarrësit i renditën ato burime nga ato më me vlerë, tek ato më pak të vlefshme.

Pjesëmarrësit renditën dy kategori, prezantimet B-to-B dhe komunikimet me shitësit dhe furnizuesit, ku e para ishte burimi kryesor, në 57 për qind, ndërsa komunikimet me shitësit dhe furnizuesit morën 41 për qind.

“Përsa i përket pjesëmarrësve që marrin pjesë në ekspozita/prezantime dhe asaj që ata përpiqen të përfitojnë prej tyre, nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh me të kalurën, tha CEO-ja e CEIR, Cathy Breden. Ata marrin pjesë në këto prezantime (panaire) për të blerë dhe për të mësuar, për të parë produkte, teknologji dhe trende të reja, vazhdoi ajo më tej.

Rezultatet e raportit theksojnë rëndësinë e madhe të takimeve ballë për ballë për profesionistët e biznesit. Takimet ballë për ballë me kolegë të tjerë, apo të parit më nga afër e produkteve të reja, i ndihmon ata të përcaktojnë dhe të vlerësojnë më mirë se cilat janë ato informacione që atyre do t’u vlejnë për biznesin e tyre.

Besimi rritet dhe bëhet më i madh kur e takon dikë personalisht dho jo virtualisht, tha Znj. Breden. Një nga rezultatet e para të këtij raporti dhe që i bën këto prezantime (panaire) unike është fakti i të takuarit ballë për ballë të personit që fshihet pas krijimit të një produkti të caktuar.

Aspekte të tjera që i veçojnë takimet B-to-B si një burim me vlerë janë diversiteti i ekspozuesve në një vend të vetëm dhe aksesi në kohë reale për furnizuesit, citohet më tej në raport. Së bashku me prezantimet (panairet), burimet e tjera që kërkojnë profesionistët e biznesit janë komunikimet me shitësit dhe furnizuesit, duke vijuar më tej me komunikimet me rrjetin e kolegëve të tyre.

“Rezultatet vetëm sa riafirmojnë përsëri nevojën për krijimin e eventeve të tilla, në të cilat njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Në ditët e sotme, besimi tek kompanitë dhe tek qeveritë tona është në një nivel shumë të ulët dhe një nga mënyrat për të ndërtuar marrëdhënie të mbështetura në besim është duke ndjekur prezantimet (panairet) tregtare”, shprehet Znj. Breden.

Studimi përmbante përgjigje nga më shumë se 3.700 persona të zgjedhur nga listat e pjesëmarrësve nga një kampion i rastësishëm i 21 ekspozitave B-to-B që mbulonin të gjithë sektorët e industrisë. Në raportet e ardhshme, CEIR do të fillojë të analizojë rezultatet sipas sektorëve dhe demografisë, tha Znj. Breden.

Burimi: http://www.monitor.al/cilat-jane-burimet-te-rendesishme-per-marrjen-e-informacionit-nga-bizneset/; CEIR