Beauty Weddings & Lifestyle Expo 2019 - Rreth Panairit

Në Expocity Albania, në datat 22-24 Nëntor 2019 do të mbahet Weddings, Beauty & Lifestyle Expo 2019.
Ky organizim do të vendosë në qënder të vëmendjes shoqeritë që operojnë në fushën e martesave, të
kozmetikës, organizimit të eventeve të tjera të gëzimeve të përditshme si dhe lifestyle e beauty, që të treja kaq të rëndesishme në jetën e gjithësecilit prej nesh.

Është një fakt i njohur që dita e martesës është një ditë e paharrueshme në jetën e gjithesecilit. Dhe për shekuj me radhë ajo ka pasur një vend të veçantë në jetën e shqiptarëve.
Kozmetika gjithashtu ka lindur që në kohët më të hershme të njerezimit, që në Paleolit. Gjatë mesjetës nuk lejohej përdorimi i kozmetikëve sepse konsideroheshin si jo të moralshme nga kisha, gjë që ndryshoi gjate rilindjes dhe u zhvillua në përmasat e kohëve të sotme ku numri i kozmetikëve dhe përdorimi i tyre në treg është pothuajse i pafund duke e shndërruar këtë industri në një nga industritë më të fuqishme.
Përkufizimi i mënyrës së jetesës, zakonet, qëndrimet, shijet, standardet morale, niveli ekonomik etj., së bashku përbëjnë mënyrën e jetesës së një individi, grupi ose Lifestyle.

Gjatë tre ditëve të “Weddings, Beauty & Lifestyle Expo 2019” të tre kategoritë e mësiperme do të vendosen në qendër të vëmendjes duke sjelle trendet më të fundit të modës, dhe të bukurisë, frymëzimet për dekor në shtëpi, stilin e famshëm, këshilla për marrëdhënie, këshilla për jetesë të kujdesshme, këshilla për lifestyle.

Expocity do të shndërrohet këto 3 ditë në një venue me larmishmëri pjesëmarrje në stendat e dedikuara duke nisur nga produktet e kozmetikes, kujdesit për lëkurën, flokët, tualetin, fustanet, e deri tek torta martesore, konfetat, fotografët dhe video kameramanët, konsulentët për kujdesin e përditshëm, dietologet e instruktorët e palestrave për një lifestyle elegant dhe të shëndetshëm.

Objektivi

Organizimi i dedikohet publikut të interesuar duke ruajtur një vend special për ato të dashuruar që mbajnë
ëndrrën e celebrimit të ditës së tyre më të rëndësishme. Ne do t’i ndihmojme ata të zgjedhin dhe do të
ndihmojme të gjithë partnerët e tjerë në ketë event të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre nëpërmjet një platforme të gjerë prezantimesh. Kemi bashkuar më të mirët për ta kthyer gjithë procesin e zgjedhjes, të kënaqshëm dhe më të lehtë. Në këtë mënyrë, ju si pjesëmarrës në Panair realizoni në kohën e duhur dhe në vendin e duhur komunikimin e ofertave të kompanive tuaja përkundrejt të gjithë të interesuarve. Ky organizim orientohet në fushat më poshtë:

  • Fustane Nusesh
  • Organizim Eventesh & Ceremonish
  • Dekore, Lule & Fishekzjarre
  • Sallone Bukurie, Qëndra Estetike
  • Distributorët e Produkteve të Bukurisë
  • Distributorët e Parfumeve/ Rishitësit
  • Produktet e Flokëve Marka/ Shpërndarës/ Rishitës
  • Produktet e Lëkurës/ Shpërndarës/ Rishitës
  • Trajtimet (klinikat private, shkollat, institutet etj ) dhe shërbimet
  • Programe Fitness/ Yoga
  • Palestra
  • Restorante, Hotele, Komplekse Argëtimi
  • Katering, Pasticeri & Kantina Vere
  • Dee- Jay dhe Audio
  • Video, Fotografi, Filmime & Montazhe
  • Makina me Qira (Limuzina & Pajton)
  • Agjenci Turistike & Kompani Ajrore
  • Aksesorë Mobilerie dhe Artikuj Shtëpiakë
  • Dyshek, Carcafë & Intimo
  • Argjendari, Bizhuteri & Parfumeri
  • Çanta, Valixhe, Këpucë & Aksesorë
  • Punime Artizanale dhe Kostume Popullore