Beauty Expo, një event për ty!

Nga Misela Patrioti

Bukuria është një e vërtetë që ju pëlqen të gjithëve, pa u munduar të deformohet apo të tjetërsohet. Bukuria fiton shumë kur bashkohet me estetikën, i përngjason një koncepti të pakufizuar, por që mund të të krijojë një gjendje shpirtërore të mrekullueshme. Filozofia e bukurisë është një teori e vlerave, një manifestim i vetëbesimit, i krenarisë. Stili që shpreh bukurinë është efikas, fuqia e tij është emocionale, është art.

Sektori i bukurisë

Çdo vit, industria e bukurisë prezanton produkte të reja dhe inovative të kujdesit të lëkurës dhe teknika. Aktualisht, vëmendja është në bukurinë natyrore dhe se si regjimi i duhur i kujdesit të lëkurës mund të rezultojë në lëkurë të butë dhe të thatë që është kërkuar shumë, pavarësisht nga mosha. Ndaj, fokusi vendoset në produkte me përbërës sa më tepër natyralë.

Bëhuni make-up artisti i vetes tuaj!

Nuk ka rëndësi sesa make- up ju vendosni, çfarë vishni, apo çfarë tendencash të flokëve ju përshtaten, kërkimi për trendet e reja nuk përfundon kurrë! Një ndihmë e vogël është gjithmonë e mirëpritur kur bëhet fjalë për bukurinë. Ju mund të keni mikun tuaj më të mirë apo një asistent që ju zgjidh të gjitha problemet e bukurisë, por nëse nuk keni një të tillë, mos u shqetësoni, profesionistët më të mirë të bukurisë do të mblidhen së bashku në Beauty Expo 2018. Nëpërmjet eksperiencave të tyre, që do të demonstrohen gjatë aktiviteteve në panair, ju do të merrni mësime mbi të rejat e fundit të sektorit të bukurisë.

Aromë Krishtlindjesh- Zgjidhni dhuratën e duhur

Dy ditë, 14-15 Dhjetor, Expocity Albania do të mirëpres të gjithe ata që vlerësojnë të bukurën. Plot opsione për produkte të flokëve, thonjve, lëkurës, kujdesit ndaj vetes dhe oferta fantastike do të jenë prezente në këtë ekspozitë të bukurisë. Një event i dedikuar për të gjithë ju që vlerësoni të Bukurën!