Beauty Expo 2018 – Ekspozuesit

Pjesë e këtij organizimi dedikuar industrisë kozmetike do të jenë të gjithë distributorët e mëdhenj të këtyre produkteve për flokët, make-up, qendrat estetike, qendrat e kujdesit për lëkurën e fytyrës, për trupin, klinikat private, shkollat, institutet, distributorët e parfumeve, shpërndarës e rishitës për të gjitha kategoritë e sipërpërmendura etj.

Dy ditët e panairit do të shoqërohen me aktivitete të ndryshme si: klasa make up, seminare informuese e ndërgjegjësuese rreth risive në këtë industri si dhe oferta speciale nga ekspozuesit.

  • Ekspozuesit e rinj do të kenë mundësinë që të prezantohen në treg dhe ata që kanë vite që operojnë të forcojnë pozitat e tyre dhe të tregojnë atributet e markës, cilësitë, dallimet që kanë me konkurrentët e tyre;
  • Pjesëmarrësit do të promovojnë markat dhe të stimulojnë shitjet nëpërmjet ofertave të fundvitit, zbritjeve speciale, të rrjetëzojnë me aktorët kryesorë nga rajoni dhe më gjerë;
  • Të marrin pjesë në diskutimet dhe seminaret e specializuara në lidhje me tendencat e fundit të industrisë;
  • Të marrin pjesë në organizime për të promovuar shërbime të veçanta dhe produkte, masterklasa etj.