Rreth Panairit

Beauty Expo 2018 – Rreth Panairit

Në Expocity Albania, në datat 14-15 Dhjetor 2018 do të organizohet edicioni i parë i Beauty Expo 2018 dedikuar produkteve të kozmetikës, të bukurisë, produkteve për flokë, thonj, sallone bukurie, kujdesit për veten, Spa-të etj.

Objektivi

Qëllimi i këtij organizimi është vendosja në qendër të vëmendjes e potencialit të këtij sektori, përfshirë kozmetikën, produktet/shërbimet e flokëve, produktet e bukurisë dhe spa-të në tregun shqiptar dhe atë rajonal, gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për përdorimin e produkteve të çertifikuara të kozmetikës dhe me kualitet.

Ky organizim me ekspozues të specializuar në fushat e sipërpërmendura por edhe në pajisje estetike, aksesorë dhe orendi, është një platformë promovimi e mirëfilltë për aktorët kryesorë të sektorit sfida e të cilëve është orientimi i kësaj industrie drejtë një qëndrimi më profesional, të kontrolluar dhe në përputhje me zhvillimet teknologjike të fundit.