rreth panairit

Të Sigurt mbi Dy Rrota – 2022 - Rreth Panairit

Edicioni i 11-të i Konkursit Kombëtar Edukativ “Të Sigurt mbi Dy Rrota” mbërrin në fazën finale.

Finalja Kombëtare, të shtunën më 14 Maj 2022, ora 09:00 në sallën e brendshme të Expocity
13 Shkolla Finaliste dhe 52 fëmijë në një finale që ka për qëllim edukimin dhe njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit.
Falë mbështetjes institucionale të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në këtë finale do të marrin pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare të qyteteve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Vlorës, Korçës, Pogradecit, Beratit dhe Lezhës.

Shkolla fituese do të mare pjesë në Konkursit Europian “European Traffic Education Contest” që do të zhvillohet në Shtator në Zadar.