Safety & Security Expo 2020

Panairi “Safety & Security Expo 2020” vjen në këtë Edicion të Dytë në Expocity Albania, në datat 6-7 Shkurt, 2020.

Expocity Albania synon të krijojë një platformë, ku do të prezantohen shumëllojshmëria e produkteve dhe shërbimeve më të fundit në fushën e sigurisë, me pjesëmarrës të shumtë nga vendi, rajoni dhe më gjerë. Eventi do të krijojë nje urë komunikimi midis subjekteve të ndryshme, që do të ekspozojnë dhe promovojnë tendencat më të fundit të produkteve dhe shërbimeve të tyre, si dhe insitucioneve dhe shoqërive për të cilët siguria është një nga elementët kyç në zhvillim dhe mbarëvajtje, për të krijuar kështu lidhjet kërkesë-ofertë dhe mundësitë e shumta të bashkëpunimit midis tyre në të ardhmen.

Edicioni i 2-të, “Safety & Security Expo 2020” do të sjellë së bashku përfaqësues të sektorit publik dhe privat, shqiptarë dhe të huaj, si dhe ekspertë të fushës së sigurisë, për të ndarë dhe shqyrtuar idetë, si dhe për të parë mundësitë e zhvillimit të sektorit, si edhe tendencave më të fundit të tregut.

Në një shoqëri në zhvillim të vazhdueshëm dhe të domosdoshëm, si shoqëria shqiptare, siguria mbetet një nevojë gjithnjë në rritje, por jo vetëm, kërkesa për siguri është thelbësore dhe nevoja për të po rritet vazhdimisht në vend dhe në rajon. Kjo vjen për shkak të rritjes së shqetësimeve te lidhura me sigurinë, si: sulmet e mundshme ndaj insitucioneve publike dhe private duke përfshirë ketu, ndërtesat tregtare, aeroportet, qendrat tregtare, fabrikat prodhuese, bankat, industrinë e naftës dhe gazit, zyrat tregtare, banesat rezidenciale, etj. Por jo vetëm, edhe rritja e vazhdueshme e cilësisë dhe e standartit të jetesës në vendin tonë, sjell rritjen e kërkesës për t’u ndjerë të sigurt në të gjitha drejtimet, duke përfshirë këtu: sigurinë urbane, sigurinë dhe shëndetin në punë, sigurinë dhe shëndetin në familje, etj.

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    6 February, 2022
  • Data e Përfundimit
    7 February, 2022
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    6 February, 2022
  • Data e Përfundimit
    7 February, 2022