Panairi Leather Line 2022

Expocity Albania, qendra më e madhe e organizimit të panaireve ndërkombëtare në rajon, prej vitesh vendos në qendër të vëmendjes çdo sektor në Shqipëri. Linja e lëkurës është prekur për dy vite rradhazi duke u ndërthurur me industrinë e tekstilit dhe atë të modës.

Në 13-15 Tetor, për të parën herë në rajon, do të organizohet një panair i dedikuar për prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e lëkurës, makinerive, aksesorëve, fabrikave të prodhimit të përfunduar dhe fasonerive të prodhimit pjesshëm, kompanive të paketimit, ofruesve të shërbimit të sistemeve të kondicionimit dhe ajrosjes, agjensive të transportit dheinstitucioneve financiare.Ky event vjen si nevojë dhe kërkesë e sektorit, pasi për shkak të pozicionit favorizues gjeografik dhe forcës punëtore, Shqipëria është vendi ku prodhohen brand-e të njohura
botërore. Bizneset në sektor kanë eksperiencë shumëvjeçare, njohin me detaje industrinë, produktin, procesin e punës, duke ofruar në këtë menyrë cilësi dhe standard në prodhim.

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    13 October, 2022
  • Data e Përfundimit
    15 October, 2022
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    13 October, 2022
  • Data e Përfundimit
    15 October, 2022