rreth panairit

Job and Professional Skills Fair - Rreth Panairit

Panairi i Punës dhe Aftësive Profesionale

Përgjatë datave 10-11 Shkurt 2023, në Expocity Albania do të organizohet edicioni i parë i Panairit të Punës dhe Aftësive Profesionale. Nëpërmjet këtij eventi, Expocity Albania synon maratonën dy-ditore që do të ketë në fokus punësimin dhe aftësimin profesional në 360°, pa përjashtuar asnjë fushë.

Maratona e dy ditëve të punësimit do të jetë gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e studentëve parauniversitarë, universitarë dhe pasuniversitarë, nga institucionet publike dhe private. Panairi do jetë një mundësi punësimi dhe informimi për të gjithë vizitorët të cilët kërkojnë punë, intership apo trajnime të llojeve të ndryshme. Nga ana tjetër, bizneset në zhvillim do të kenë mundësi rekrutimi të stafit për të gjitha pozicionet e nevojshme. Të pranishme do të jenë edhe qendrat e trajnimeve dhe faqet e njoftimeve, të cilat mund të kenë kandidatët potencialë për bizneset ekspozuese. Gjatë gjithë ditës, do të ketë fronte intervistimi dhe trajnimi nga specialistë të burimeve njerëzore. Do ketë rrëfime motivuese, histori suksesi dhe trajnime të shoqëruara me certifikime. Vizitorët do të prezantohen tek kompanitë punëdhënëse me portofole/punime të tyre profesionale.

Binomi Student-Biznes do të realizohet mes studentëve e shkollave profesionale dhe bizneseve që operojnë në të njëjtën linjë. Ndërthurje të studentëve parauniversitarë me shkolla profesionale private, universitete private dhe qendra të ndryshme kursesh. Në drejtimin akademik, kompanitë do ofrojnë kontrata punësimi dhe intershipe profesionale.

Takimi mes shkollës profesionale dhe biznesit, do të jetë një partneritet për rekrutim të vazhdueshëm sipas nevojave të tregut të punës.

Pjesëmarrja e Universitetit të Tiranës do të ketë në fokus informimin mbi aplikimin e programeve Erasmus. Përveç të tjerash, datat 10-11 shkurt do të jenë Ditët e Punësimit për profesionistë me eksperiencë, ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do kenë mundësi të njihen me alternativa dhe oferta të shkëlqyera punësimi nga kompanitë më prestigjioze në treg. Edhe anasjelltas, bizneset të cilat ofrojnë dhe kërkojnë standarde në punësim dhe shërbim, do të tërheqin aplikime nga elita profesioniste.

Rekrutime – mundësi për çdo kategori ekspozuese që të intervistojë punëmarrës potencialë dhe të rekrutojë staf të ri si investim në zhvillimin e kompanisë dhe konkurrencës në tregun kombëtar/ndërkombëtar.

  • Trajnime – mundësi për të ndjekur trajnime të ndryshme nga ekspertë, duke synuar rritjen profesionale.
    Workshop-e – diskutime konstruktive duke trajtuar problematikat në punësim.
    Seminare – Institucione të ndryshme trajtojnë çështje specifike në kuadër të informimit të çdo kategorie pjesëmarrësish në event.
    Specializim – informim mbi specializimet dhe programet e ndryshme të studimeve kombëtare/ndërkombëtare.
    Histori suksesi – Emra të njohur në treg rrëfejnë historitë e tyre të suksesit me synim motivimi dhe frymëzimi për të gjithë të rinjtë.
    Krijimi/Zhvillimi i marrëdhënies Biznes-Universitet.
    Krijimi/Zhvillimi i marrëdhënies Biznes-Shkollë (Profesionale/e përgjithshme).
    Krijimi/Zhvillimi i marrëdhënies Biznes-Profesionist
    Krijimi/Zhvillimi i marrëdhënies Biznes-Organizatë
    Krijimi/Zhvillimi i marrëdhënies Biznes-Agjenci punësimi/portale njoftimesh.
    Krijimi/Zhvillimi i marrëdhënieve institucionale

Kategoritë e ekspozuesve:

  • Biznese
    Organizata
    Institucione
    Universitete
    Shkolla profesionale
    Institucione financiare
    Agjenci dhe portale punësimi

Kategoritë e vizitorëve:

  •  Nxënës të shkollave profesionale
    Studentë
    Profesionistë
    Biznese

Fokusi në krijim dhe zhvillim marrëdhëniesh midis:

  • Biznes – Universitet
    Biznes – Shkollë Profesionale dhe e Përgjithshme
    Biznes – Profesionist
    Biznes – Agjenci/Portale punësimi
    Biznes – Organizatë
    Student – Institucion shtetëror
    Profesionist – Institucion shtetëror.

dhe

Fokusi në realizim të:

  • Marrëdhënieve kontraktuale të punës/intership-e
    Seminare
    Trajnime
    Workshop-e