
Specialist i Mediave Sociale
Përshkrimi i Punës:
- Zhvillimi, implementimi dhe menaxhimi i strategjisë së mediave sociale për brand-in dhe eventet;
- Menaxhim dhe mbikëqyrje e përmbajtjes së mediave sociale, për të pasur përmbajtje cilësore dhe për të krijuar kontent të mirë viral;
- Monitorim i SEO dhe angazhim me përdoruesit në rrjetet sociale; sugjeron optimizimin e përmbajtjes në rrjetet sociale;
- Përgjegjës për funksionimin dhe prodhimin e përditshëm të përmbajtjes së platformave sociale që të ketë ndikim në tregun lokal, rajonal etj, sipas nevojave të projekteve;
- Komunikim me palët e brendshme dhe të jashtme për të optimizuar metodat e rritjes së përdoruesve dhe/ose ndjekësve në platformat sociale;
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- 1+ vjet përvojë pune në rolin e specialistit të mediave sociale/reklamave dixhitale etj; përvojë e mirë në marketing dhe komunikim gjithashtu e preferueshme;
- Të jetë i përditësuar në mënyrë të vazhdueshme e në çdo kohë mbi praktikat dhe teknologjitë më të mira të mediave sociale;
- Aftësi të mira në mjetet e marketingut në mediat sociale si reklama, SEO, etj;
- Shkathtësia për redaktimin e përmbajtjes përbën avantazh;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si edhe zotërimi i gjuhëve të tjera (e preferueshme italishtja, etj);
- Njohuri të mira për marketingun dixhital dhe tendencat e tregut lokal e rajonal, të jetë i shpejtë dhe i aftë për të punuar mirë nën presion kohe;
- Arsim i lartë në: marketing, media dixhitale, me fokus në median sociale, PR & komunikim;
Procedura e Aplikimit:
Ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto dhe dokumentat plotësuese, duke përcaktuar në krye pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: info@expocity.al.
Nëse CV-ja juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni vetëm nëse dokumentat e dërguara i plotësojnë kriteret tona të vlerësimit.