
Asistent (e) Ligjor (e)
Asistenti (ja) Ligjor (e) ka për detyrë hartimin e kontrateve të qiradhënies, kontratave të pjesëmarrjes, kontratave të bashkëpunimit me palë të treta, rishikimet e tyre apo hartimin e shkresave të ndryshme, brenda profilit juridik, sipas nevojave të shoqërisë.
Detyrat e Asistentit (es) Ligjor (e)
- Asistenti (ja) Ligjor (e) është përgjegjës (e) për hartimin e kontratave të qiradhënies, pjesëmarrjes në panair apo kontratat e bashkëpunimit me palët e treta.
- Është përgjegjës për hartimin e kontratave specifike të bashkëpunimit, duke mbajtur parasysh nenet e Kodit Civil, Kodit Penal dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
- Asistenti (ja) Ligjor (e) ka për detyrë krijimin e dosjeve të kontratave të organizuara për secilin klient apo furnitor, duke i monitoruar ato sipas dead line-eve specifike.
- Raporton tek drejtuesi për të gjitha problematikat juridike brenda shoqërise dhe ofron zgjidhje për to.
- Ndihmon në mbajtjen e marrdhënieve me personat/subjektet e përfshira në kontratë.
- Ruan konfidencialitetin e informacionit të shoqërisë.
- Ofron asistence ligjore për cështjet juridike që prekin shoqërinë.
Aftësitë dhe Kualifikimet
- Asistenti (ja) Ligjor (e) duhet të ketë aftësi të mira raportuese, kërkimore, njohje shumë të mira juridike. Duhet të jetë i organizuar në punën e tij (e saj), i kujdesshëm ndaj detajeve dhe të ketë pavarësi në punën që bën.
- Është e domosdoshme të njoh nenet e Kodit Penal, Kodit Civil dhe nenet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
- Asistenti (ja) Ligjor (e) duhet të ketë kryer studimet pranë Universitetit të Drejtësisë dhe të ketë eksperiencë të mëparshme në hartimin e kontratave të qiradhënies apo kontratave të bashkëpunimit.
- Është e domosdoshme njohja e dy gjuhëve të huaja. preferohet anglisht dhe italisht.
Procedura e Aplikimit:
Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën tonë: info@expocity.al.
Nëse CV juaj përzgjidhet, do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expocity Albania, vetëm nëse dokumentat e dërguara do të plotesojnë kriteret e vlerësimit.