Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (ITF) Tiranë 2020 - Rreth Panairit

Edicioni i Katërt, “Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (ITF) Tiranë 2020” do të organizohet në ExpoCity Albania, në datat 3-4 prill 2020.

Ky panair tregtar organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agencisë Kombëtare të Turizmit. Ai është panairi më i madh dhe i rëndësishëm i turizmit në Shqipëri dhe një nga panairet e turizmit më të rëndësishme në rajon. Të pranishëm do të jenë disa nga aktorët kyç të turizmit, nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë, si dhe pjesëmarrës të shumtë nga entitete dhe kategori të ndryshme, si destinacionet, akomodimi (hotele / vila / resorte të reja / zhvillimi i pasurive të paluajtshme), agjencitë e turizmit, linjat ajrore, turizmi detar, turizmi malor, gastronomia, sportet në natyrë etj.

ITF Tirana 2020 synon të promovojë turizmin, si dhe të forcojë bashkëpunimin midis entiteteve të turizmit në rajon dhe në botë. ITF Tirana 2020 u jep profesionistëve të turizmit një mundësi për t’u takuar me kolegët, blerësit dhe furnizuesit e kësaj industrie, nëpërmjet panairit, forumeve dhe takimeve B2B.