rreth panairit

INTERNATIONAL CONF EXPO - Rreth Panairit

INTERNATIONAL CONF EXPO

Panairi Ndërkombëtar i Tekstilit

Edicioni i 3 13-15 Tetor 2022

 

EXPOCITY Qendra më e madhe e panaireve në Shqipëri, organizon edicionin e tretë të Panairit Ndërkombëtar të Tekstilit.

 

Expocity Albania, qendra më e madhe e organizimit të panaireve ndërkombëtare në rajon, prej vitesh vendos në qendër të vëmendjes çdo sektor në Shqipëri. Industria e tekstilit është prekur për dy vite rradhazi duke u ndërthurur me industrinë lëkurës.

Në 13-15 Tetor, për të parën herë në rajon, do të organizohet një panair i dedikuar për prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e tekstilit, makinerive, aksesorëve, fabrikave të prodhimit të përfunduar dhe fasonerive të prodhimit të pjesshëm, kompanive të paketimit, ofruesve të shërbimit të sistemeve të kondicionimit dhe ajrosjes, agjensive të transportit dhe institucioneve financiare. Ky event vjen si nevojë dhe kërkesë e sektorit, pasi për shkak të pozicionit favorizues gjeografik dhe forcës punëtore, Shqipëria është vendi ku prodhohen brand-e të njohura botërore. Bizneset në sektor kanë eksperiencë shumëvjeçare, njohin me detaje industrinë, produktin, procesin e punës, duke ofruar në këtë mënyrë cilësi dhe standard në prodhim.

Për tre ditë, ”Panairi Ndërkombëtar i Tekstilit 2022”, do të jetë vendi ku me pjesëmarrje të ekspozuesve dhe vizitorëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Turqia, Gjermania, India, Kina, Pakistani, etj, do të realizohen bashkëpunime reale biznesi midis:

  • Brand-Fabrikë/Fasoneri
  • Prodhues makinerish-Fabrikë/ Fasoneri
  • Prodhues aksesorësh-Fabrikë
  • Fasoneri/Brand
  • Institucion financiar-Fabrikë/ Fasoneri.

 

Për tu mos humbur!

Gjithashtu, ky event do të jetë mundësi e shkëlqyer për të trajtuar problemet dhe nevojat e sipërmarrjes me institucionet përkatëse shtetërore.