Expo Turizëm Panair Ndërkombëtar

Shqipëria, Destinacion për 365 ditë

Industria e turizmit zë një vend të veçantë në ekonomi dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë në rritjen e vendit. Edicioni i 5-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion për 365 ditët e vitit, duke u fokusuar këtë herë në turizmin turistik, atë të konferencave dhe eventeve të korporatave nga e gjithë bota, turizmin dixhital dhe turizmin mjekësor, i cili po zhvillohet gjithmonë e më tepër në vendin tonë.

Çfarë është ExpoTurizëm?

ExpoTurizëm është një platformë unike shkëmbimi në industrinë e turizmit, e cila sjell së bashku kërkesën dhe ofertën e të gjitha palëve të interesuara, ku përveç të bërit biznes, të jepet mundësia për të shkëmbyer dhe informacione të vlefshme për të ardhmen e turizmit në vend, për të reklamuar Shqipërinë si destinacion për turizëm për qëllime të ndryshme gjatë gjithë vitit, në rajon dhe në botë. Në këtë mënyrë, ne mund të ofrojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë, përgjatë gjithë vitit.

Përse duhet të merrni pjesë në ExpoTurizëm si ekspozues apo vizitorë?

ExpoTurizëm është:

  • Vitrinë e rëndësishme për marketimin dhe shitjen e Shqipërisë si destinacion.
  • Event referues për të gjithë të interesuarit e sektorit, shoqatave dhe entiteteve të turizmit, për të zhvilluar marrëdhënie biznesi, për të ndarë informacione mbi të rejat e sektorit dhe parashikimin e ndryshimeve të tregut të turizmit në të ardhmen.
  • Mundësi e shkëlqyer për të identifikuar dhe lidhur marrëveshje me partnerë të rinj dhe distributorë nga i gjithë rajoni dhe bota në sektorin e turizmit turistik, MICE apo mjekësor.
  • Qendër për prezantimin e të rejave për sektorin dhe edukimin nëpërmjet aktiviteve dhe workshop-eve B2B dhe B2C.
  • Mundësi për të vlerësuar imazhin e kompanisë në treg dhe për të krijuar mundësi të reja kontaktesh, nëpërmjet eventeve të ndryshme të organizuara.
  • Mundësi për të paraqitur ofertat e reja për operatorët e ndryshëm turistikë.
  • Prezantimi i ofertës më të mirë turistike dhe propozimet e destinacioneve më të veçanta.
  • Mundësi testimi të produkteve dhe shërbimeve të reja apo fushata marketingu.
  • Mundësi për mbulim të gjerë mediatik për produkte dhe shërbime të reja.

Pavarësisht se teknologjia po përparon çdo ditë e më tepër dhe bashkëveprimi midis njerëzve po ndodh në mënyrë virtuale, në sektorin e turizmit, takimet B2B dhe B2C do të luajnë gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm. Në këtë edicion, në mënyrë që të mbështesim të gjithë ekspozuesit, ExpoTurizëm do të ofrojë shërbime promovimi në tregun ndërkombëtar. Blerës potencialë të turizmit, të cilët vijnë nga fusha si Tour Operatorë, MICE, Korporata, do të organizojnë takime të posaçme B2B me të gjithë ekspozuesit, në mënyrë që të promovojmë të gjitha kapacitetet që ofron Shqipëria si destinacion. 

Kush do të jetë ekspozues në këtë panair?

  1. Përfaqësues qeveritarë nga vendi dhe rajoni;
  2. Përfaqësues nga industria e turizmit (kompani vendase, rajonale dhe ndërkombëtare), si: operatorë turesh, hotele, rezorte, agjenci udhëtimi dhe kompani të tjera që ofrojnë shërbime dhe/ose produkte në sektorin e turizmit;
  3. Investitorë të pavarur të turizmit;
  4. Investitorë institucionalë të turizmit;
  5. Institucione dhe sipërmarrje të turizmit, duke përfshirë asociacionet e tyre nga Shqipëria, rajoni e më gjerë;
  6. Asociacione hotelesh dhe/ose asociacione ose organizata të industrisë së turizmit;
  7. Turizmi bregdetar, turizmi malor, agro turizmi;
  8. Turizmi MICE;
  9. Turizmi Dixhital;
  10. Shkolla profesionale të turizmit dhe qendra trajnimi;
  11. Përfaqësues të kulinarisë nga Shqipëria & rajoni, etj;
  12. Turizmi kulturor & historik;
  13. Turizmi mjekësor & dentar;
  14. SPA & mirëqenie;
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    6 April, 2023
  • Data e Përfundimit
    8 April, 2023
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    6 April, 2023
  • Data e Përfundimit
    8 April, 2023
Sponsorët
Menaxher Projekti

Silvana Mazniku
[email protected]
+355 69 684 1894