Energy Expo & Forum2022

TË GJITHË SYTË NGA ENERGJIA!
DATË 28-29 QERSHOR 2022

Në datat 28-29 Qershor 2022, Expocity Albania organizon Edicionin e 4-t të Panairit dhe Forumit Ndërkombëtar të Energjisë. “Mundësi në vorbullën e krizës”: Energy Expo & Forum 2022 do të trajtojë situatën aktuale të sektorit të energjisë, krizën në të cilën ndodhet sot bota, ndaj të cilës nuk është imune as Shqipëria. Në kontrast të plotë me periudhën e pandemisë, kur kërkesa globale për lëndë të para çoi prodhimin dhe çmimet në pikiatë, rimëkëmbja post-COVID-19 ishte e shpejtë, duke rritur kërkesën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë krijoi ngërçin e parë në zinxhirët e furnizimit, të cilët nuk po i përgjigjeshin këtij ritmi. Rritja e vazhdueshme e kërkesës për energji, bëri që çmimet në bursa të arrinin nivele rekord në fund të vitit 2021. Një tjetër “goditje” për tregjet ishte lufta në Ukrainë, duke ndikuar në mënyrë thelbësore në çmimet e lëndëve djegëse si nafta apo gazi. Ekonomistët botërorë e kanë cilësuar këtë një moment kulminant që do të formësojë të ardhmen e energjisë duke e bërë këtë sektor më fleksibël ndaj goditjeve, më të larmishëm dhe ku roli i burimeve të rinovueshme do të jetë thelbësor.

Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    28 June, 2022
  • Data e Përfundimit
    29 June, 2022
Detajet e Eventit
  • Data e Fillimit
    28 June, 2022
  • Data e Përfundimit
    29 June, 2022