Ekspozitat Tregtare dhe Eventet

Ekspozitat dhe eventet janë të vlefshme për bizneset, sepse ato lejojnë komunikimin ballë për ballë dhe ofrojnë mundësi për networking.

Ekspozitat u mundësojnë të takoni shumë njerëz që kanë rëndësi për biznesin tuaj në një vend, duke përfshirë klientët ekzistues, prospekte të reja, furnizuesit, këshilltarët, investitorët, konkurrentët dhe aktoret kryesore te sektorit.
Ekspozitat vijnë në të gjitha format dhe madhësite, por dy llojet kryesore janë ekspozitat me fokus  konsumatorët (B2C) dhe panairet apo ekspozitat tregtare (B2B). Ka ekspozita dhe evente për çdo sektor dhe profesion, dhe për shumë biznese të vogla këto janë një pjesë e rëndësishme e strategjisë së tyre të marketing-ut.

Përfitimet e Ekspozitave Tregtare (B2B)

Shumë forma të marketingut, duke përfshirë telemarketing, reklamim dhe poste direkte, përfshijnë bezdisje tek konsumatorët, dhe mund të shkaktojnë pakënaqësi. Kjo nuk ndodh me ekspozitat tregtare! Konsumatorët shkojnë në evente B2B dhe ekspozita tregtare, të përgatitura për të dhënë kohën dhe vëmendjen e tyre, dhe shpesh janë te interesuar edhe për të blerë.

Takimet ballë për ballë nënkuptojnë që mund të zhvillohen biseda reale me klientët. Përveç prezantimit të produkteve dhe shërbimeve, shoqëritë kanë  mundësinë të mësojnë më shumë rreth klientëve dhe nevojave te tyre. Ekspozitat tregtare janë të vlefshme edhe për të kryer hulumtime të tregut. Panairet terheqin vizitorë të kualifikuar, të cilët shpesh kanë përgjegjësi blerëse për shoqërinë që përfaqesojnë. Në të vërtetë, panaire tregtare tërheqin ata njerëz që mund të jenë të vështirë për t’u kapur në kohë të tjera. Shumë mbërrijnë me kartë krediti në dorë, dhe i  kanë bërë ”detyrat e shtëpisë” paraprakisht, ne lidhje me takimet që duan të organizojnë.

Ekspozitat tregtare me fokus konsumatorët mund të jenë një platformë shumë e mirë për lançimin e një biznesi apo produkti të ri dhe gjithashtu ofrojnë mundësinë për të bërë demonstrime live / të drejtpërdrejta përpara një audience të madhe. Vëmendja e mediave dhe fuqia e fjalëve do të thotë që mund të krijoni një buzz të vërtetë në lidhje me produktin ose shërbimin. Përveç shitjes, ekspozitat tregtare mund të përdoren për të krijuar marrëdhënie të reja, për të forcuar aleancat ekzistuese, për të ndërtuar baza të të dhënave, për të gjeneruar PR pozitive, për të kërkuar stafin e ri dhe për të ndërtuar markën më tej.

Vizitat në Ekspozitat tregtare

Edhe në qoftë se merrni pjesë vetëm si vizitor, ekspozita tregtare dhe eventet gjatë tyre, ofrojnë mundësi për të ndjekur trendet dhe zhvillimet e sektorit. Ato mund tëjapin një pamje të trendeve te reja, dhe si rezultat mund të mesohet nga levizjet e aktorëve kryesorë të industrisë. Për më tepër, eskpozitat tregtare janë një mundësi e mirë për të mbajtur një sy nga konkurrenca.
Jo Jo domosdoshmërisht duhet të jeni një ekspozues që të merrni kontaktin me perspektivat kyçe. Duke marre pjese si një vizitor, ekziston mundësia për të krijuar kontakt me një numër të madh të personave kyç të sektorit në një platformë. Si rezultat i këtyre takimeve, mund të takohen furnitorë apo partner të mundshëm të ri.
Për të zgjedhur ekspozitën tregtare apo eventin e duhur, kontaktoni shoqatat e biznesit, organizuesit apo Dhomën e Tregtisë lokale dhe bisedoni me klientët tuaj rreth eventeve dhe panaireve që ata ndjekin. Për të shfrytëzuar më së shumti mundësitë e ekspozitave tregtare, duhet të planifikohet paraprakisht edhe për takimet.

Një tjetër mundësi gjatë panaireve është krijimi i mundësive ekspozuese, duke lançuar një mini event tek stenda pjesëmarrëse, apo një parti me klientele të përzgjedhur, workshop për zhvillimet e fundit të markës, ose një demonstrim të produktit apo shërbimeve. Lançimi i mini eventit se shoqërisë suaj, gjatë ekspozitës tregtare, është një mënyrë e mirë për të demostruar, dhe promovuar një produkt ose shërbim në ambientet e përzgjedhura nga ju, pa shpërqëndrimin e ekspozuesve të tjerë; si dhe duke qëndruar në një linjë me nevojat e shoqërisë si edhe të target grupit dhe tregut tuaj të synuar. Jini të përgatitur, për kohën e planifikimit dhe punën e nevojshme për ta bërë eventin një sukses.

Mundësi të tjera për Networking

Networking është një pjesë e rëndësishme e miksit të marketingut për bizneset e vogla. Ju mund të përdorni networking gjatë këtyre eventeve të biznesit, ekspozitave tragtare etj, për të krijuar marrëdhënie produktive me aktorët kyç të industrisë. Me kalimin e kohës, këto mund të bëhen kontakte të fuqishme që mbështesin dhe promovojnë biznesin tuaj.
Ka shumë mundësi për të takuar njerëzit e duhur. Bëhuni pjesëmarrës aktiv në komunitetin lokal dhe ndiqni ngjarjet që synojnë sektorin tuaj. Dhoma lokale e Tregtisë dhe Industrise është një start i mire për t’ju orientuar në drejtimin e duhur.

Ka gjithashtu shumë mënyra për networking online që mund të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të vlefshme të biznesit. Në veçanti, grupet e lidhura me sektorin në LinkedIn dhe Twitter u mundësojnë pronarëve të bizneseve të vogla të lidhen me kontakte, furnizues dhe konsumatorë të mirë.
Qoftë online ose ballë për ballë, qasja më e mirë ndaj networking është të jetë e dobishme, e pëlqyeshme dhe e mirëinformuar. Në këtë mënyrë krijohet një emër i mirë, një bazë thelbësore për çdo marrëdhënie biznesi.

Burimi:

https://www.marketingdonut.co.uk/exhibitions-and-events/exhibitions-and-events-overview[:]