NJOFTIM RRETH SITUATËS SË COVID-19

Të nderuar partnerë, bashkëpunëtorë dhe miq,

Expocity Albania ju fton të ruani qetësinë në situatën aktuale të vendit!

Në këto kohë të vështira që jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota po kalon për shkak të virusit COVID-19, të gjithë duhet të sensibilizohemi që të mbrojmë veten, familjen dhe komunitetin ku jetojmë e punojmë. Pandemia kërkon përgjegjshmëri, ndërgjegjësim, disiplinë dhe solidaritet.

Lutjet dhe mendimet tona shkojnë për njerëzit që janë prekur nga ky virus famëkeq. Vlerësojmë jashtëzakonisht punonjësit e kujdesit shëndetësor, komunitetet lokale dhe qeveritë në mbarë botën, të cilët janë në vijën e parë, duke punuar për të frenuar COVID-19.

Ju bëjmë me dije se ne po vëzhgojmë me vigjilencë situatën e COVID-19 dhe ecurinë e përhapjes së tij në mbarë botën dhe kemi marrë masa për të siguruar një ambient të shëndetshëm në qendrën tonë.

Të gjithë së bashku mund të ndryshojmë rrjedhën e kësaj pandemie që ka prekur botën. Studimet shkencore na kanë treguar që nëse çdo vend arrin të zbulojë, testojë, trajtojë dhe izolojë rastet e infektuara, atëherë ne mund t’ja dalim mbanë.

Të gjithë së bashku! Ne do t’ia dalim mbanë!

Ekipi i Expocity Albania!

AGROTECH Expo 2020 Ngjarja Më e Rëndësishme e Vitit për Agrobiznesin

Për të tretin vit radhazi, në Tiranë, në datat 13-14 Mars 2020, Expocity Albania organizon Panairin më të madh ndërkombëtar të agrobiznesit dhe agro-teknikes “AGROTECH Expo 2020”.

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit me impakt dhe rezultate konkrete përsa i përket sektorit bujqësor dhe identifikimit të mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Panairi “AGROTECH Expo 2020” do të mbledhë sebashku në një hapsirë të vetme, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ekspertë dhe investitorë në fushën e bujqësisë, agrobiznese, fermerë dhe institucione të këtij sektorit.

Si i vetmi aktivitet i këtij lloji në Shqipëri, ky Panair tashmë ka krijuar një traditë dhe njëkohësisht është shndërruar në një platformë unike promovuese dhe efikase, e cila i jep mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi sektorit bujqësor në vend, rajon dhe më gjerë.

Dy edicionet paraardhëse të këtij panairi krijuan mundësi të reja bashkëpunimi për shoqëri të cilat operojnë në sektorin e bujqësisë. Disa prej tyre nëpermjet shfrytëzimit të këtij aktivitëti zhvilluan edhe më tej sipërmarrjet e tyre duke lidhur kontrata të reja bashkëpunimi me partnerë brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar kështu tregje të reja për bizneset dhe produktet e tyre.

Këtë vit, AGROTECH Expo 2020 pret të prezantohet me një numër më të lartë ekspozuesish jo vetëm nga Shqipëria dhe rajoni por edhe nga vende si Italia, Greqia, Franca etj. Hapësira e dedikuar për takimet B2B do jetë mundësia më ë mirë e këtij edicioni për krijimin e partneriteteve të reja për te gjithë aktorët kryesorë të sektorit Agro në Shqipëri dhe Rajon.

Përfitimet e bizneseve që marrin pjesë

Cilat janë kapacitetet e agrobizneseve në Shqipëri? Sa mundësi zgjerimi kanë ato? Cilat janë kanalet e duhura të bashkëpunimit? Cilat janë teknologjinë më të reja në këtë treg? Si mund të përfitojnë prej tyre? Sa larg mund të shkojnë oportunitetet e financimit? A kanë kapacitetet e duhura për nisjen e shkëmbimeve tregtare?

Këto sfida dhe jo vetem do të jenë objekt diskutimi përgjatë panairit nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që do të organizohen në këtë event. Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2020, përmes tematikave të targetuara, do të krijojë një platformë forumesh dhe workshopesh informuese me ekspertë shqiptare dhe të huaj, duke u ofruar sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish specifike mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit.

AGROTECH Expo 2020 do të jetë një hapësirë në të cilën bizneset pjesëmarrëse në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, inputeve bujqesore, agropërpunimit, ushqimit organik, financimit te sektorit etj do të shfrytëzojnë mundësitë e reja për prezantimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve në sektorin bujqësor, lidhjen e partneriteteve të reja, informimin mbi zhvillimet më të fundit në teknologjinë agrare dhe zhvillimin e politikave sektoriale.

Gjithçka dhe kushdo që ka lidhje me bujqësinë

Edicionin e II-të AGROTECH Expo shënoi një rritje prej 45% të numrit të ekspozuesve në total dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve nga rajoni dhe atyre ndërkombëtarë. Që prej shtatorit 2019, AGROTECH Expo është tashmë event anëtar i EURASCO-s (Federatës Europiane të Panaireve Bujqësore dhe Organizuesve të Eventeve).

Në eksperiencat e mëpashme të këtij panairi është dëshmuar jo vetëm interesi i lartë i bizneseve, por edhe i vizitorëve gjithashtu.

Profesionisë dhe ekspertë, fermerë, blerës potencialë, agjentë, kompanite e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore, distributorët rajonalë të kompanive të importit, shoqatat tregtare bujqësore, investitorët e huaj mund të bëhen pjesë e këtij panairi duke u njohur me gjithçka që ka lidhje me sektorin Agro.

Për informacione të mëtejshme rreth pjesëmarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al

nga AgroWeb më 24 Shkurt 2020

Kalendari i Eventeve 2020

6 Mujori i Parë

  1. Edicioni i 2-të, “Security & Safety Expo 2020”, 6-7 Shkurt;
  2. Edicioni i 2-të, “Panairi i Ndërtimit, Arkitekturës & Planifikimit Urban 2020”, 20-22 Shkurt;
  3. Edicioni i 5-të, “Tekno Hotel Expo 2020”, 27-29 Shkurt;
  4. HORECA Expo 2020, 4-6 Mars;
  5. Edicioni i 3-të, “AgroTech Expo 2020”, 13-14 Mars;
  6. Edicioni i 4-t, “Panairi Ndërkombëtar i Turizmit 2020”, 3-4 Prill;
  7. Edicioni i 1-rë, “Grand Outlet Auto 2020”, 1-6 Maj;
  8. “Motivimi dhe Suksesi”, AGNA Group, 9 May 2020;
  9. “All Children Expo 2020”, 15-17 Maj;
  10. “Të Sigurt në Dy Rrota”, ACA May 2020;
  11. Edicioni i 4-t, “Beauty & Lifestyle 2020”, 27-29 Maj;

6 Mujori i Dytë

  1. Edicioni i 2-të, “Tirana Tech Open 2020”, 30 Shtator-2 Tetor;
  2. Edicioni i 4-t, “Panairi dhe Forumi i Energjisë 2020”, 8-9 Tetor;
  3. Edicioni i 1-rë, “ITALY for Horeca 2020”, 15-18 Tetor;
  4. Edicioni i 7-të, “Konferenca dhe Panairi Ballkanik Uji dhe Natyra 2020”, 4-6 Nëntor;
  5. “Rruga drejt Suksesit”, AGNA Group, 13-15 Nëntor 2020;
  6. Edicioni i 3-të, “Textile & Leather Expo & Conference 2020”, 19-20 Nëntor;

Kalendari i Eventeve 2019

Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbi përditësimin e Kalendarit të Eventeve 2019 në Expocity Albania:

  1. Edicioni i 2të, “Samiti i Diasporës”, në datën 1 Mars 2019;
  2. Edicioni 2të, ”Panairi & Forumi i Agrobiznesit dhe Agroteknikës 2019”, në datat 15-16 Mars 2019;
  3. Edicioni 4të, “Tekno Hotel Expo 2019”, në datat 21-23 Mars 2019;
  4. Edicioni 3të, ”Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Tirana 2019”, në datat 5-6 Prill 2019;
  5. Edicioni 4të, “Festivali i i Ushqimit & Pijeve 2019”, në datat 10-12 Maj 2019;
  6. Edicioni i 9të,“Të sigurt Mbi Dy rrota”, 18 Maj 2019, organizuar nga ACA;
  7. “Motivimi & Suksesi nga Vasil Naçi”, 25 Maj 2019, organizuar nga Agna Group;
  8. Edicioni 4të, “Olimpiada e Aftësive Profesionale” (TBD);
  9. Edicioni 1rë, “Tirana Tech Open 2019”, në datat 25-27 Shtator 2019;
  10. Edicioni 3të, “Panairi dhe Forumi i Energjisë 2019”, në datat 4-5 Tetor 2019;
  11. Edicioni 4rt, “Auto Sallon Tirana 2019”, në datat 10-13 Tetor 2019;
  12. Edicioni 2të, ”Panairi i Ndërtimit, Arkitekturës dhe Planifikimit Urban 2019”, në datat 25-27 Tetor 2019;
  13. Edicioni 2të, “Panairi i Tekstileve & Lëkurës 2019”, në datat 1-2 Nëntor 2019;
  14. Edicioni 3të, “Weddings, Beauty & Lifestyle 2019”, në datat 22-24 Nëntor 2019;
  15. Edicioni 2të, “Safety & Security Expo 2019”, në datat 13-14 Dhjetor, 2019.

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni:
marketing@expocity.al
www.expocity.al

Me respekt,
Stafi i Expocity Albania

Gjithkush ka një rol për të luajtur- Panairi & Forumi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Agroteknikës 2019

Nga Misela Patrioti

Nëse kthehemi disa dekada pas ose më lehtë akoma të pyesim gjyshërit tanë, me siguri do t’ju tregojnë mbi vështirësitë e shumta që kishin fermerët e çdo aktorë tjetër i këtij sektori për të punuar. Ajo çfarë duam të themi me këtë shkrim dhe koncepti kryesor i panairit është që Shqipëria ka vuajtur dhe vuan mungesën e zhvillimit teknologjik, faktin që ne nuk kemi ecur dhe nuk ecim me hapin e kohës në këtë drejtim. Për rrjedhojë, produket tona nuk kanë cilësinë e dëshiruar dhe eksportohen me çmim shumë të lirë.
Sot e gjithë kjo ka mbetur pas, çdokush ka mundësinë të përzgjedhë produktin që kërkon dhe në sasinë e dëshiruar. Vetë jeta e fermerëve është bërë më e lehtë.

Çfarë është Agroteknologjia?

Agroteknologjia është teknologjia e agrokulturës, ajo përqendrohet në proçeset teknologjike të përdorura në agrokulturë, për të krijuar një kuptim se si proceset, pajisjet dhe strukturat përdoren nga njerëzit, për tokën, bimët, kafshët dhe produktet e tyre, për të mbështetur dhe për të promovuar kultura ekonomike, estetike dhe vlera të shëndetshme.

Kjo është shfaqur si një sfidë e madhe dhe ka nevojë për ndërhyrje më të mëdha shkencore se kurrë më parë për të shkaktuar elasticitetin e dëshiruar në ngritjen e kulturave dhe për të mbajtur udhëtimin e pandërprerë të përparimit bujqësor, i cili duhet të ushqejë miliarda njerëz.

Gjithkush ka një rol për të luajtur

Gjithkush ka nevojë për tu ushqyer, kështu që duhet të minimizohet humbja e ushqimit.Vendet, kompanitë dhe konsumatorët mund të bëjnë një ndryshim. Rrethuar me bollëk, sfida është që konsumatorët të kujdesen.
Është një sfidë e madhe, por ndryshe nga sfidat e tjera, të gjithë mund të luajnë një rol në zgjidhjen. Me aplikimin e teknologjive të përparuara në botën tonë bujqësore, ka një gamë të gjerë mënyrash që mund të ndihmojnë në rritjen e standardeve bujqësore.

Gërshetimi i teknologjisë me agrokulturën

Përdorimi i teknologjisë po rritet dita ditës, të gjithë ne varemi nga teknologjia dhe përdorimi teknologjive të ndryshme për të kryer detyra specifike në jetën tonë. Ajo është duke u zbatuar në pothuajse çdo aspekt të jetës sonë dhe funksionit të biznesit. Pra, duke e përqafuar atë dhe duke mësuar se si të përdorim teknologjinë në çdo gjë që bëjmë është shumë e rëndësishme dhe e rekomanduar. Ndërsa bota vazhdon të zhvillohet, teknologjia do të ndryshojë, ajo që punon sot nuk mund të funksionojë nesër. Pra, është më mirë të qëndroni të azhornuar me teknologjitë e reja të reja dhe të mësoni se si t’i përqafoni dhe t’i përdorni ato në jetën tuaj të përditshme.
Kushdo që është i interesuar për të eksploruar informacione të rëndësishme mbi sektorin bujqësor, dhe që synon të ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të jetës së komunitetit/ biznesit, e ftojmë të marrë pjesë në Panairin & Forumin Ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Agroteknikës 2019.