5 Trendet në Industrine e Ekspozitave Tregtare dhe Eventeve të Biznesit në Vitin 2019

Ashtu si çdo vit, ekipi i UFI-it ka përdorur si bazë Kongresin Global të shoqatës tonë si dhe shumë biseda në mbarë botën, për të izoluar dhe identifikuar temat kryesore që ndjejmë se do të ndikojnë në industrinë globale të ekspozitave tregtare në 2019.
Pra sot, më lejoni të ndaj me ju “5 Trendet nga UFI për të parë në 2019”:

1. Zhvendosja e modeleve të tregtisë dhe një ekonomi globale nervoze

Në mes të një klime të tensionit politik, të proteksionizmit dhe të lajmeve të rreme globalisht, rritja ekonomike po ngadalësohet. Parashikimet e fundit të FMN-së tregojnë për kohë më të vështira përpara për ekonominë globale, duke cituar proteksionizmin dhe tarifat e reja si një shkak kryesor. Vetëm tarifat e SHBA / Kinës llogariten që do të ulin rritjen ekonomike globale me 0.4% në një periudhë afatgjatë. Edhe pa këtë barrë shtesë, rritja është bërë e vështirë, sidomos në tregjet e maturuara te ekspozitave. Të dhënat nga CEIR tregojnë se vetëm në SHBA, industria jonë ka shënuar një rritje më të ulët, krahasuar me ekonominë amerikane si një e tërë, në shtatë nga tetë tre-mujorët e fundit.
Nuk është befasi që, pavarësisht nga sondazhi që shihni, një numër në rritje i organizatorëve të SHBA po kërkojnë të bëjnë biznes jashtë vendit të tyre. Paralelisht, viti 2018 ka qenë hera e parë kur një organizator kinez ka marrë shumicën e aksioneve në një ekzpozite tregtare jashtë Kinës.
Ne do të shohim aktorë nga dy tregjet më të mëdha në botë duke kërkuar mundësi në jashtë vendeve të tyre. E gjithë kjo ofron mundësi të reja për partneritete ndërmjet organizatorëve nga tregje të ndryshme dhe për të përfituar nga interesa të përbashkëta.

2. Dixhital është kudo – por nuk është gjithçka

Mbas dhjetë vjet në përshtatjen masive të mediave sociale dhe rritjen e smartfonëve, është koha për t’i dhënë fund diskutimit për rolin e dixhitalizimit në industrinë e ekspozitave tregtare. Sot, aspekti dixhital thjesht shihet kudo – në hapësirat e ekspozitave tregtare, në zyrat e drejtuesevet të ekspozitave dhe eventeve te biznesit, në përvojën e ekspozuese të klientit etj. Duke qene qe aspekti dixhital është bërë aq i zakonshem sa edhe energjia elektrike, është bërë një mall (si psh: sigurimi i ekpozitave).
Miratimi i Rregulloreve të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR) na çon në një “normalitet të ri” në mënyrën se si ne si industri po merremi me të dhënat e konsumatorëve dhe po ndërtojmë burimet e brendshme për të arritur këtë.
Trajtimi i të dhënave dhe siguria e të dhënave do të jenë tema të mëdha në të ardhmen. Teksa markat e exkpozitave tregtare dhe organizatorët, në mbarë botën, komunikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrë dixhitale me klientët dhe komunitetet e tyre gjatë gjithë vitit, pjesa operacionale i të dhënave do të jetë po aq e rëndësishme sa pjesa operacionale e hapësirave të eskpozitave tregtare.

3. Të realizosh elementët bazë saktë, ndihmon në krijimin e eksperiencave

Për shumë vite, “ekspozita tregtare” dhe “hapësira ekspozuese” kuptohej se ishte rreth ekspozuesve që tregonin produktet dhe shërbimet e tyre tek vizitorët. Sidoqoftë, për brezin Millenial dhe mbas Millenial, “shfaqja” qe organizatori krijon ne hapësirat ekspozuese, është mjaft e rëndësishme.
“Festivalizimi” është një fjalë buzz, dhe me të drejtë do të zhduket përsëri. Por duhet të dëgjohen me kujdes dhe nga afër klientët si edhe kerkesat e tyre për përvoja personale dhe individuale kur marrin pjesë në një ekspozitë tregtare. Ndërkohe, mbivendosja ndërmjet ekspozitave trrgtare dhe kongreseve/konferencave vazhdon të rritet, dhe ka mundësi në këtë mbivendosje, por ekziston rreziku për ata organizatorë që nuk kushtojnë vëmendje këtyre kërkesave dhe trendeve që ndryshojnë.

Pas rezultateve të sondazhit nga 13,000 vizitorë te ekspozitave tregtare rreth botes, për UFI / Explori Global Visitor Insights, ka me tepër qartësi rreth pritshmërive të ndryshueshme të vizitorëve *. Shumë vizitorë raportojnë “lodhje nga ekspozitat tregtare” (këto shifra janë më të ulëta në tregjet në zhvillim e sipër sesa në tregjet e zhvilluara, dhe më të larta në Amerikë). Vizitorët raportojne se interesi i tyre në kanale të tjera, siç janë tregjet online dhe konferencat, do të rritet ndjeshëm në raport me ekspozitat tregtare.

Organizatorët dhe qendrat expo, nuk duhet të harrojnë kurrë të japin një shkëlqyeshmëri në aspektin e mbulimit te nevojave bazë të bizneseve, pasi pikat e dobeta të vizitorëve janë çuditërisht të thjeshta, ndër këto pesë kryesoret janë: vendosja në planimetri, katering-u, pritja në rradhë, parkimi dhe cilësia e ekspozuesve. Organizatorët mund t’i kënaqin vizitorët duke i marrë përsipër dhe realizuar më së miri këto pesë pika më lart.

4. Konsolidimi dhe Bashkëpunimi

Në dy vitet e fundit ka patur një nivel intensiv të aktivitetit të M&A – bashkimit dhe blerjes së kompanive – duke lëkundur industrinë në këtë proces. Përveç kësaj, më shumë qëndra expo më cilësore po ndërtohen në botë, siç tregohet edhe në Hartën Botërore të Qëndrave Expo, të UFI-t.
Në vitin 2019, pritet edhe hapja e kompleksit dhe qëndrës expo më të madhe në botë, në Shenzhen, Kinë.
Miliarda dollarë rrjedhin në industrinë e ekspozitave tregtare; dhe të gjitha shenjat tani po tregojnë se, pavarësisht nga pamja më pak pozitive ekonomike, industria e ekpozitave tregtare mbetet tërheqëse për investitorët që kërkojnë kthime të qëndrueshme afat mesme të investimeve të tyre.
Përzierja e lojtarëve në industri mbetet e ndryshme: kompani të listuara, ndërmarrjet publike të organizatorëve / operatorëve, bizneset familjare, sipërmarrësit dhe organet qeveritare. Numri në rritje i “investitorëve të industrisë” po i shtyn çmimet në lartësi të reja, por mbetet për t’u parë nëse të gjitha këto baste për rritjen do të jenë të suksesshme. Reputacioni i industrisë sonë, megjithatë, sigurisht që përfiton nga ky trend. Kjo ndihmon palët e interesuara për të kuptuar më mirë ndikimin ekonomik që çdo ekspozitë tregtare dhe çdo qendër expo – krijon çdo ditë.

5. Diversiteti në Udhëheqje

Nëse shikoni ekipet që ofrojnë dhe zgjerojnë ekspozita/panaire në mbarë botën dhe që operojnë qendra expo, do të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë të aftësive, kombësive dhe kualifikimeve. Gradualisht, por sigurisht, industria jonë po e reflekton këtë edhe në lidership. Kemi parë një rrjedhë të qëndrueshme të emërimeve të larmishme në pozicione të larta në bordet drejtuese gjatë dy viteve të fundit, duke shtuar zëra të rinj. Së pari, është ritur numri i grave, gjithashtu ka rritje edhe të personave të qulifikuar që vijnë nga sektor të tjerë jashtë industrisë. Të dyja këto tendenca do të përshpejtohen dhe do të vazhdojnë, në 2019 dhe më tej, në dobi të industrisë. Por ta reduktosh këtë diksutim në një çështje gjinore, megjithatë, lë jashtë një pjesë të madhe dhe të rëndësishme – kulturat dhe aftësitë janë po aq të rëndësishme dhe pjesë e këtij miks-i. Kohët e fundit kam dëgjuar këtë thënien: “Kur je CEO, sfidat që duhet të merren janë të njëjta – nëse je: grua apo burrë, nga Evropa, Amerika apo Azia, dhe pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës.”

Nga Kai Hattendorf, Drejtor Menaxhues / CEO në UFI, Shoqata Globale e Industrisë Ekspozuese
* Rezultatet e plota që do të publikohen më vonë këtë muaj – kontrolloni në http://www.ufi.org/research[:]