+355 4 23 87 080    info@expocity.al

Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 20-22 Maj 2016 Expo City organizon

Panairin Olimpiada e Aftësive 2016”

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me mbështetjen e UNDP dhe Ambasadës Zviceriane sjell Panairin e Shkollave dhe Aftësive Profesionale “Olimpiada e Aftësive 2016”. MMSR ka nisur një reformë të thellë duke riorientuar arsimin profesional drejt nevojave reale të tregut. Në kuadër të kësaj reforme, venti “Olimpiada e Aftësive 2016” synon të sjellë bashkë aktorët
dhe ofruesit publikë e privatë të Arsimit dhe Formimit Profesional, duke përcjellë avantazhet dhe arritjet e këtij modeli në Shqipëri. Nën moton “Unë zgjedh Arsim Profesional”, gjatë ditëve të panairit janë programuar Konferenca, prezantime dhe Olimpiada në kompetenca të ndryshme profesionale të cilat synojnë të njohin nxënësit dhe prindërit me sistemin e AFP-së në Shqipëri dhe njëkohësisht të vlerësojë Ekselencën dhe rezultat e arritura. Olimpiadat do të zhvillohen midis këtyre Drejtimeve të Arsimit Profesional:

• Bujqësi (Kopshtari)
• Elektroteknikë
• Instalime Elektrike (civile dhe industriale)
• Hoteleri -Turizëm
• Rrobaqepësi
• Ndërtim
• Përpunim Druri
• Termohidraulikë


Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 17-20 Mars 2016 Expo City organizon

Panairin FASHION AND LIFESTYLE – INTERNATIONAL FAIR

Eshtë i vetmi event i dedikuar tregut shqiptar dhe internacional të modes, stilit të jetës dhe të bukurës.

Panairi më i madh i modës dhe stilit të jetës në Shqipëri.

Do të jenë prezent gjithë markat më të njohura shqipëtare dhe internacionale, të ndarë në sektorë të ndryshëm sipas tipologjisë. Fashion and Lifestyle do të jetë platforma e takimeve dhe blerjeve të privilegjuara, platforma ku vihen në bashkëpunim përfaqësuesit e ekskluziviteteve, prodhuesit më të mëdhenj, krijuesit dhe stilistët më me emër, disenjatorët dhe ofruesit e një stili jete, ku çdo kush identifikohet.

Ky event do të bashkojë në një vend të vetëm stilistët më në zë vendas dhe të huaj, koleksionet më të fundit, trendet e momentit. Ky event do të paraqesë gjithashtu aksesorë (këpuce, çanta, bizhu), tekstile mbresëlënëse, veshje të mrekullueshme për fëmijë dhe të rritur, stili identifikues për secilin nga ne.


 

Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 28-31 Janar 2016 Expo City organizon

Panairi  Cifti i Lumtur

Expo City Albania sjell për të dytin vit rradhazi, Panairin e martesës dhe eventeve “Çifti i Lumtur”.
Eventi më unik dhe më i suksesshëm në këtë industri, i cili është projektuar të mbledhë profesionistët e fushës së
organizimit të momenteve më të bukura në jetën e secilit prej nesh, duke përshirë fejesat, martesat, ditëlindjet dhe
çdo festë tjetër familjare dhe shoqërore.

Kategoritë Ekspozuese : fustane nusesh,organizime eventesh & ceremonish,dekore, lule & fishekzjarre,sallone bukurie, qendra estetike,restorante, hotele, komplekse argëtimi,katering,pasticeri & kantina vere,dee-jay dhe audio,video, fotografi, filmime & montazh,makina me qira (limuzina & pajton),agjenci turistike & kompani ajrore,aksesorë mobilierie, artikuj shtepiakë & elektroshtepiake,dysheke, çarçafë & intimo,argjendari, bizhuteri & parfumeri,çanta, valixhe, këpuce & aksesorë,punime artizanale dhe kostume popullore.

 


 

[indeed_popups id=2]

Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 12-15 Nentor 2015 Expo City organizon

Panairi  Panairi “MEDITERRAN”

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve “Mediterran”

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve “Mediterran” do të jetë një ndërthurje unike ë ushqimit, pijeve gatimit dhe teknikave të prodhimit dhe përpunimit të tyre,si nga prodhues industrial ashtu edhe nga ata artizanalë.

Vende, zona e krahina do të mund të paraqesin traditat e tyre më të spikatura ë origjinale në produkte dhe kulinari.

Festivali i Ushqimit dhe Pijeve do të përfaqësojë më të mirën e produkteve të ushqimit dhe pijeve, specialitetet e gastronomisë dhe kulinarisë, përfaqësues të zonave, bashkive apo komunave karakteristike që duan të shpalosin traditën e tyre, biznese nga të voglat deri te rajonalet dhe ata që tregtojnë ndërkombëtarisht.

Ky festival është një mundësi, në kohën e duhur, për të ardhur dhe për të promovuar produktet tua ja unike dhe ato inovative.

Provoje Forcën e Panairit …


 

Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 8-10 Tetor 2015 Expo City organizon

Panairi  “SHAPE YOUR BRAND”

Business image and promotion solutions Fair

SHAPE YOUR BRAND ju jep vizitorëve mundësinë unike për të gjetur projekte dhe ide frymëzuese duke përzgjedhur midis kompanive më të mëdha dhe më përfaqësuese të sektorit.

SHAPE YOUR BRAND do të tërheq një audiencë të synuar gjatë të gjithë kohës së zhvillimit të eventit, me qëllim realizimin e komunikimit B2B.

Vizitorët kanë mundësinë të njihen me trendet e reja në treg, të cilat do t’i ndihmojnë ata të përmirësojnë performancën e aktivitetit të tyre.

Expo City Albania në bashkëpunim me Çelësi Media Group, i cili zotëron një database unike me bizneset që operojnë në tregun vendas, do të mundësojë kontaktin e drejtpërdrejtë me bizneset dhe profesionistët e sektorit, që do të informohen dhe do të ftohen të vizitojnë Panairin.


 

Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 5-8 Shtator 2015 Expo City organizon

Panairi i “Nxënësve dhe Prindërve”

Panairi vjen në kohën më të përshtatshme për të blerë produktet ë domosdoshme për fillimin e vitit shkollor.

Në këtë mënyrë vizitorët janë Target Group-i potencial për produktet dhe shërbimet tuaja duke qenë se ata e vizitojnë panairin në mënyrë të dedikuar.

Kështu ju keni realizuar komunikimin e  Ofertave tuaja kundrejt një segmenti të gjerë tregu, për një periudhë të shkurtër kohe.

Duke konsideruar ambientet në dispozicion të vizitorëve, transportin dhe hyrjen e lirë, familjet mund të shpenzojnë kohën e mjaftueshme për të bërë blerjet ë tyre duke gjetur zgjidhjet e nevojshme.


 

Expo City – Qyteti i Panaireve

Në datat 28-31 Maj 2015 Expo City organizon

Panairin e Profesionistëve “GO PRO”

EDUKIM  FORMIM PROFESIONAL – INTERSHIP – PUNËSIM

Për herë të  parë të katërt segmentet e perspektivës së çdo individi dhë të investimit të shoqërisë për të ardhmen ë saj bëhen bashkë për të komunikuar dhe ndërvepruar në arritjën e suksesit në sëktorin më strategjik dhe jetik të vendit.

Ky Panair vjen në kohën e duhur, kur studentët përfundojnë studimët dhë nisin kërkimët për punë dhe gjithashtu  Institucionet Arsimorë përfundojnë vitin akademik dhe fillojnë përshtatjen e kurrikulave për vitin e ardhshëm.

Në një hapësirë ekspozimi prej 5000m2, në strukturë modernë të organizimit të panaireve në Shqipëri, do të bëhen bashkë profesionistët më të spikatur të fushës për të prezantuar ofertat e Edukimit dhe Punesimit.

Cdo segment do të jetë i  përfaqësuar nga më profesionistët:

Universitete Private (Kombëtare & Ndërkombëtare), Universitete Publike , Institucione Arsimore (Para dhe Pas Universitare) , Institucione te Formimit Profesional , Institute Trajnimi dhe Kurse Profesionale, Agjenci Punësimi , Kompani që ofrojnë Internship & Punësim , Institucione Ndërkombëtare me fokus Edukimin Profesional dhe  Punësimin , Institucione Shtetërore në fushen e Edukimit dhe Punësimit

Bëhuni edhe ju pjesë e Panairit të Profesionistëve “ GO PRO”.

 


Expo City – Qyteti i Panaireve

Ne data 16- 19 Prill 2015 Expo City oragnizon

Panairin e Marteses dhe Eventeve “ Cifti i Lumtur”

I pari Panair qe sjell bashke te gjithe profesionistet e fushes se organizimit te momenteve me te bukura ne jeten e secilit prej nesh: fejesa, martesa, ditelindje dhe cdo feste tjeter familjare dhe shoqerore!

Ne nje hapesire prej 5000 m2, ne strukturen me moderne te orgnanizimit te panaireve ne Shqiperi do te behen bashke te gjithe profesionistet me te spikatur te fushes.

Cdo aspect, element dhe detaj do te jete i perfaqesuar nga me te miret:

Veshjet e mbremjeve, fustanet e nuserise, qendrat e bukurise dhe te stilimit, argjendari dhe aksesore te ndryshem, restorante dhe lokalet e festave, kateringu, tortat dhe embelsirat, pijet dhe vererat, lulet dhe dekorimi I ambjenteve, fotografe dhe kameramane, DJ dhe orkestra, makinat shoqeruese, arredimi I dhomes se ciftit, prenotime per muajin e mjaltit dhe cdo sherbim tjeter te vlefshem per ditet e shenuara te jetes.

Kontaktoni në

info@expocity.al

Cel: 00355 68 60 35 991

facebook Expocity Albania

Adresa

Expo City në Autostradën Tirane-Durrës, KM 8, pranë City Park.